BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
11.02.2019
Ministri Mustafa i përkushtuar që të vazhdohet respektimi i Ligjit për Barazi Gjinore

Prishtinë, 11 shkurt

Ministri Mustafa i përkushtuar që të vazhdohet respektimi i Ligjit për Barazi Gjinore

Ministria e Punëve të Brendshme e  Republikës së Kosovës bashkë me organet e saj është e përkushtuar të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët, pronën publike e private në Republikën e Kosovës.

Ministrit i Punëve të Brendshme z. Ekrem Mustafa mbështet ruajtjen e integritetit dhe kultivimin e mëtutjeshëm të kredibilitetit të autoriteteve me rol të rëndësishëm si: Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës, Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Agjencia për Menaxhim Emergjent, Agjencia për Regjistrim Civil dhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë, jo vetëm në raport me qytetarët dhe opinionin publik, por edhe për të siguruar që këto organe shtetërore do të jenë garant i standardeve më të larta profesionale edhe për vet pjesëtarët e tyre, të cilët në baza ditore japin kontribut të çmuar.

Duke e pasur parasysh se Republika e Kosovës ka kornizë ligjore dhe institucionale për arritjen e barazisë gjinore, duke e vlerësuar nevojën për avancim të mëtutjeshëm të barazisë gjinore, si dhe me qëllim të arritjes së barazisë së plotë gjinore në plan profesional, me rastin e planifikimit të rekrutimit të stafit në të gjitha nivelet, ministri Mustafa kërkon që përveç akteve të cilat rregullojnë marrëdhënien e punës, të vazhdohet të respektohet edhe Ligji Nr. 05/L -020 për Barazi Gjinore.

Kjo kërkesë e parashtruar ka pritjen legjitime që të arrihet përfaqësim më i madh në të gjitha pozitat, edhe ato udhëheqëse, në organet e administratës shtetërore të MPB-së dhe gjithë kjo është në funksion të sigurimit të rendit dhe ligjit, si dhe ruajtjes së integritetit, kredibilitetit dhe besimit të qytetarëve në autoritetet e sigurisë.

Krejt në fund, por jo nga rëndësia, Ministri Mustafa shpreh mirënjohjen dhe konsideratat më të larta për të gjithë zyrtarët dhe pjesëtarët e MPB-së dhe agjencive të  saj të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm zbatojnë të gjitha obligimet kushtetuese e ligjore, për një ambient më të sigurtë për të gjithë qytetarët.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
shkurt 2019
HMMEPShD
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën