BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
29.12.2018
“Një ndalesë, një kontroll” - përgjysmohet koha e pritjes në kufrin Kosovë-Shqipëri

“Një ndalesë, një kontroll” - përgjysmohet koha e pritjes në kufrin Kosovë-Shqipëri

Prishtinë, 29 dhjetor

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Ekrem Mustafa dhe homologu i tij shqipëtar, z.Sandër Lleshaj, në prani të Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, nënshkruan sot një marrëveshje në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar.

"Qëllimi i ardhjes sonë këtu, është që të konstatojmë se nga dita e sotme kemi filluar menaxhimin e integruar të kufirit, në këtë rast Shqipëri-Kosovë, pra ende nuk e kemi hequr kufirin, është menaxhim i integruar. Në fakt ka ndodhur diçka reale, ajo që dikur ishte pikë kufitare e Kosovës, nuk ekziston më, pra është hequr në tërësi, ky 50 përqindëshi mund të them se ka ndodhur”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa ka thënë se falë kësaj marrëveshjeje do të përgjysmohet pritja në kufirin Kosovë-Shqipëri.

“Falënderoj ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, i cili pangurrim edhe me një vullnet të madh, së bashku arritëm që të bëjmë një marrëveshje, e cila lehtësoi që ne në vitin 2019 të arrijmë të zbresim kohën, pra që ta kalojmë kufirin për 50 për qind më pak në kohë”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sandër Lleshaj këtë marrëveshje e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt lirisë së lëvizjes, e njëherësh ka thënë se nuk do të ndalen deri sa ta reduktojnë në tërësi kohën e pritjes.

Kjo marrëveshje krijon mundësitë që qytetarët, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i të dy vendeve, u nënshtrohen kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, vetëm një herë, bazuar në parimin “Një ndalesë, një kontroll”.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
janar 2019
HMMEPShD
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën