BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
21.12.2018
Zëvendësministri Xhemajlaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Bullgari

Prishtinë, 21 dhjetor  

Zëvendësministri Xhemajlaj ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Bullgari

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, z. Isa Xhemajlaj së bashku me Kolonel, Ragip Bunjaku nga Policia Kufitare, si dhe z. Samir Krasniqi nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, kanë qëndruar për një vizitë zyrtare në Sofje të Bullgarisë.

Fillimisht zëvendësministri Xhemajlaj ka vizituar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Bullgarisë, ku është pritur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Milko Berners, me të cilin kanë biseduar për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në fushën e  sigurisë midis dy shteteve.

Në kuadër të vizitës zëvendësministri Xhemajlaj vizitoi edhe Drejtorinë e Policisë së Bullgarisë, ku është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë  së  Policisë  Kufitare, z. Svetlan Kichikov, si dhe përfaqësues të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe EU-së. Në këtë takim u vu në dukje qëllimi që kanë të dy shtetet në thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në menaxhim kufitar.

Po ashtu janë mbajtur edhe disa takime me përfaqësues  të Drejtorisë së  Përgjithshme për Siguri nga Zjarri dhe Mbrojtje Civile dhe është vizituar Qendra per Menaxhim Kufitar, si dhe Qendra për Menaxhim Emergjent.

Delegacioni i Kosovës i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Sofje, z. Edon Cana kanë takuar Ambasadorin e Japonisë ne Sofje,  shkëlqesinë e tij, z. Masato Watanabe, të cilin e kanë falënderuar për ndihmën që ka dhënë shteti Japonisë për Republikën e Kosovës.  

Në kuadër të kësaj vizitave është  diskutuar edhe për  Seminarin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet  në Sofje në shkurt të vitit 2019, që organizohet nga ambasada Japoneze dhe autoritet Bullgare. Ky Seminar ka të bëjë me Menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore në Ballkan. Kosova do të jetë  pjesëmarrëse dhe të japë kontributin e saj profesional  në këtë Seminar.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
maj 2019
HMMEPShD
293012345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën