BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
29.11.2018
Ministri Mustafa:” “Për Kosovën është me rëndësi rritja e bashkëpunimit për shkëmbim të informatave në mënyrë të drejtpërdrejtë me Agjencitë e BE-së”

Prishtinë, 29 nëntor

Ministri Mustafa:” “Për Kosovën është me rëndësi rritja e bashkëpunimit për shkëmbim të informatave në mënyrë të drejtpërdrejtë me Agjencitë e BE-së”

Në Bratislavë të Sllovakisë me 28 dhe 29, nëntor u mbajtën punimet e “Forumit të Salzburgut”. Përveç anëtarëve, në forum morën pjesë edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe disa Institucione të BE-së.

Fokusi kryesor i forumit u përqendrua në bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me shtetet e BE-së në menaxhimin e flukseve të migrimit përgjatë “rrugës” së Ballkanit Perëndimor, si dhe në bashkëpunimin në luftimin e kontrabandës me narkotikë, armë dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Republika e Kosovës u përfaqësua nga Ministri i Punëve të Brendshme, z.Ekrem Mustafa, i cili të pranishmëve në forum iu adresua rreth temës së migracionit dhe bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar.

Ministri Mustafa duke trajtuar çështjen e migracionit theksoi se Kosova ende nuk është prekur nga lëvizjet e mëdha të flukseve të migrimit, megjithatë ka përgatitur planin e detajuar të reagimit, i cili do të aktivizohet në rast se paraqitet ndonjë fluks i mundshëm.

Tutje në adresimin e tij, ministri Mustafa ndër të tjera theksoi që Republika e Kosovës është shembull i parë në rajon që ka themeluar: “Pikën e kontaktit për armë dhe eksploziv” e cila është vendosur në Policinë e Kosovës, respektivisht në Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar. 

“Për Kosovën është me rëndësi rritja e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informatave në mënyrë të drejtpërdrejtë me Agjencitë e BE-së, por edhe me shtetet anëtare në mënyrë që të rritet efikasiteti i agjencive të zbatimit të ligjit për reagim proaktiv ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve”, theksoi ministri Mustafa.

Ministri Mustafa njëherit zhvilloi një takim bilateral me ministren e Brendshme të Republikës Sllovake znj.Denisa Sakova. Në takimin u diskutua për bashkëpunimin bilateral në fushën e sigurisë, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Dy ministrat u dakorduan për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
dhjetor 2018
HMMEPShD
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën