BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
26.11.2018
Ministri Mustafa po merr pjesë në forumin rajonal i cili po mbahet në Sofje

Ministri Mustafa po merr pjesë në forumin rajonal i cili po mbahet në Sofje

 

Prishtinë, 26 nëntor

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa , me ftesë të Ministrit të Brendshëm Bullgar, z. Mladen Marinov, po merr pjesë në punimet e “Forumit Rajonal të Ministrive të Brendshme për kundërveprim ndaj korrupsionit të brendshëm”, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
 

Qëllimi kryesor i Forumit është zgjerimi i bashkëpunimit operacional në kundërveprim ndaj korrupsionit të brendshëm, si dhe diskutimi i mundësive për më shumë aktivitete të përbashkëta në nivel rajonal sa i përket këtij bashkëpunimi.


Me iniciativën e Bullgarisë, në vitin 2016 u krijua një rrjet për bashkëpunim të zgjeruar rajonal të njësive të sigurisë së brendshme (NERCISU) me pjesëmarrjen e njësive përkatëse të Ministrive të Punëve të Brendshme të disa vendeve ballkanike. Rrjeti funksionon si një platformë për bashkëpunim aktiv rajonal operacional me linjën 24/7 për koordinimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe inteligjencës.


Me këtë rast ministri Mustafa, në diskutimin e tij ofroi bashkëpunimin e plotë të MPB-së së Republikës së Kosovës dhe të gjitha agjencive nën autoritetin e saj, përfshirë edhe Policinë e Kosovës. Ministri Mustafa i bëri thirrje kolegëve të tij nga vendet e tjera të rajonit, të lënë mënjanë çfarëdo kundërshtimi që mund të ekzistojë ndërmjet si rezultat i qëndrimeve politike dhe pikëpamjeve të ndryshme. 

“Duke bashkëpunuar në fushën e sigurisë, ne do të jemi më afër njëri tjetrit edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike ende të pranishme në Evropën Juglindore”, theksoi ministri Mustafa.

Ai mori shembull marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë, si një frymëzim për bashkëpunim e mundshëm kudo.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
dhjetor 2018
HMMEPShD
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën