BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
08.11.2018
Zëvendësministri Radojeviç mori pjesë në takim e përbashkët të rrjeteve MARRI

Nisma Rajonale e Migracionit, Azilit dhe Refugjatëve (MARRI), nën Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës, organizoi takimin ku Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia vendosën të rivitalizojnë një Rrjet të Ri-pranimit ndërmjet tyre dhe ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ky takim u mbajt më 8 nëntor të këtij viti në Budva të Malit të Zi.

Më këtë rast, përfaqësues i republikës së Kosovës ishte zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Koordinatori Nacional për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, z Milani Radojeviç.

Ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë nga Ballkani Perëndimor, Bullgaria, Rumania dhe Moldavia u mblodhën për të diskutuar mbi Menaxhimin e Kufirit, Azilin, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Ri-pranimin.

Ata ranë dakord të intensifikojnë dhe zgjerojnë rrjetet e tyre profesionale dhe të kërkojnë mbështetje urgjente nga BE, IOM dhe qeveritë miqësore evropiane si Zvicra dhe Lihtenshtajni, vendet skandinave, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerët.

Në këtë takim, drejtori i Qendrës Rajonale MARRI Sashko Koçev deklaroi se dhjetë mijë emigrantë të parregullt duhet të kthehen atje ku kanë filluar udhëtimin e tyre.

“Ri-pranimi nënkupton që shtetasit që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në vende të tjera që qëndrojnë pa pasur të drejtë duhet të kthehen nga vendet e tyre të origjinës ose nga vendi ku kanë qëndruar së fundi”, tha Koçev.

Sipas tij, marrëveshjet e reja të ri-pranimit duhet të nënshkruhen me vendet e origjinës së emigrantëve të parregullt, siç janë Lindja e afërt  dhe e mesme dhe Afrika e Veriut.

Vetëm në vitin 2018,  në Bosnje dhe Hercegovinë, Malin e Zi dhe Shqipëri arritën 21 mijë e 413 emigrantë, pothuajse dhjetë herë më shumë se të ardhurat e përgjithshme vjetore të raportuara në të tre vendet në 2017.

Sipas organizatës IOM, në fund të shtatorit 2018, 66 mijë e 60 refugjatë shtesë raportohet që qëndrojnë në vende të ndryshme përgjatë rrugëve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi u organizua në kuadër të projektit BORDAIRPOL II i mbështetur nga Sekretariati Shtetëror i Migracionit (SEM).

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
nëntor 2018
HMMEPShD
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën