BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
07.11.2018
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Maqedonisë

Prishtinë, 7 nëntor 


Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Maqedonisë 
Qendra Kombëtare për Menaxhim e Kufirit e Republikës së Kosovës dhe Qendra  Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e Republikës së Maqedonisë, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufijve. 


Memorandumi i bashkëpunimit me autorizim të ministrit z. Ekrem Mustafa, u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Isa Xhemajlaj dhe Koordinatori i Qendrës Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e Republikës së Maqedonisë, z. Vladimir Pivovarov.  


Më këtë marrëveshje, Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Republikës së Kosovës, në kuadrin e perspektivës evropiane të dy vendeve, do të nxisin edhe më tej bashkëpunimin dy-palësh, në kontekstin e menaxhimit të integruar të kufijve, për të shkëmbyer informacion në kohë reale lidhur me kalimet kufitare.


Gjithashtu, në këtë marrëveshje është paraparë edhe respektimi i procedurave të sigurisë dhe dispozitave ligjore të dy vendeve, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, si dhe brenda legjislacionit kombëtar, në kontekstin e bashkëpunimit të tyre me qëllim qarkullim më të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave në pikat e përbashkëta kufitare.


Gjatë këtij takimi, të dy palët gjithashtu ranë dakord për intensifikim të bashkëpunimit në kontrollin kufitar, në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, në luftimin e korrupsionit, terrorizmit, kontrabandës së substancave narkotike, si dhe migrimit të paligjshëm. 


Të dy palët u pajtuan gjithashtu që të eliminohen problemet në komunikim në mes të dy vendeve, në mënyrë që të forcohet ofrimi i sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
nëntor 2018
HMMEPShD
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën