BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
08.10.2018
Gashi: Fakulteti për Siguri Publike është një prej shtyllave të suksesit të Kosovës

Vushtrri, 8 tetor 2018

Gashi: Fakulteti për Siguri Publike është një prej shtyllave të suksesit të Kosovës

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), u mbajt ceremonia e fillimit të vitit akademik 2018/19, për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Në ceremoninë e hapjes morën  pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, z. Ismail Smakiqi, Dekani i FSP-së, z., mësimdhënës të FSP-së etj.

Më këtë rast ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi  duke i uruar studentëve suksese në vitin e ri akademik 2018/19, vlerësoi  se në Fakultetin e Sigurisë Publike është duke u bërë një punë mjaft profesionale.

“Në këtë ditë, Fakulteti i Sigurisë Publike (FSP), mund të krenohet me shërbimin madhor që i ka bërë dhe po i bënë vendit, duke arsimuar dhe përgatitur kuadro në shumë agjenci dhe shërbime shtetërore të cilët e kanë bërë Kosovën jo vetëm vend të sigurt për qytetarët e saj, por edhe partnerë të besueshëm dhe të çmuar në  përpjekjet për forcimin e sigurisë ndërkombëtarë”, u shpreh ministri Gashi.

Ai tha se në Fakultetin e Sigurisë Publike po përgatiten breza, studentë profesionistë dhe të përkushtuar, të cilët janë pjesë e Policisë së Kosovës, Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shërbimit Korrektues dhe Doganave të Kosovës.

Ministri Gashi në veçanti falënderoi stafin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike për punën dhe kontributin e  tyre të palodhshëm. Ai tha se ky fakultet është një prej shtyllave të suksesit të Kosovës për ofrimin e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.

“Shumë suksese të Kosovës në fushën e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare janë të ndërlidhura në mënyrë të pandashme në përpjekjet e tyre dhe mësimdhënësve të këtij fakulteti. Ju të nderuar mësimdhënës keni ditur gjithmonë që t’ju jepni  studenteve  shembullin,  modelin e virtyteve të ndershmërisë dhe drejtësisë njerëzore,  që është e domosdoshme për profesionin që lidhen me Fakultetin e Sigurisë Publike”, tha Gashi. 

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, tha se programi studimor Bachelor i Sigurisë Publike dhe është bazuar në nevojat e institucioneve të sigurisë publike.

“Akademia do të jetë një faktor kyç në krijimin e sigurisë në Republikën e Kosovës duke ofruar kompetenca të nivelit të lartë tek autoritetet e zbatimit të ligjit për t'iu përgjigjur sfidave që ndryshojnë vazhdimisht”, theksoi Smakiqi.

Në fjalën e tij Dekani i Fakultetit së Sigurisë Publike, z. Nexhat Jashari tha se ndihet i nderuar që sot në këtë ditë shumë të veçantë, të ceremonisë së fillimit të vitit akademik 2018/19,  fillimit të ligjëratave  të studentëve të gjeneratës  së pestë në nivelin Bachelor,  të  ju dëshiroj suksese në punë dhe studime.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
dhjetor 2018
HMMEPShD
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën