BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
26.09.2018
Ministri Gashi u prit në takim nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë

Prishtinë, 26 shtator  

Ministri Gashi u prit në takim nga zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj po vazhdojnë të qëndrojnë në Austri, ku patën një takim bilateral me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Austrisë, znj. Karoline Edtstadler.

Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, anëtarësimin e Policisë së Kosovës në INTERPOL dhe për migrimin e pa ligjshëm.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se Kosova përballet me sfida të brendshme dhe rajonale në fushën e krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës, prandaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL ndihmon vendin në luftë kundër këtyre fenomeneve negative.

Ndërsa zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, znj. Edtstadler tha se shpreson se partneriteti i Kosovës me Austrinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në fusha dhe projekte të ndryshme, që ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ministri Gashi u shpreh falënderues për ndihmën që ka dhënë shteti austriak, si dhe potencoi përkushtimin e Kosovës në menaxhimin e këtij procesi, fillimin e fushatave vetëdijesuese për qytetarët e Kosovës, në lidhje me  kriteret që duhet respektuar pas liberalizmit të vizave.

Ministri Gashi ritheksoi punën e mirë që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në procesin e Ri integrimit të personave që janë kthyer në Kosovë nga vendet ku kishin migruar në mënyrë të pa ligjshme.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Austri, ministri Bejtush Gashi gjithashtu është takuar edhe me zëvendësministrin e Republikës se Çekisë, z. Jiri Novacek, ku biseduan për sfidat që përballen të dyja vendet në fushën e sigurisë, si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në të ardhmen.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
tetor 2018
HMMEPShD
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën