BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
14.09.2018
Ministri Gashi: “Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ngushton rrethin e bashkëpunimit të grupeve kriminale”

Ministri Gashi: “Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ngushton rrethin e bashkëpunimit të grupeve kriminale”

Prishtinë, 14shtator 

Në ditën e dytë të konferencës ministrore të partnerëve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Vjenë me temë: “Siguria dhe Migracioni - Promovimi i Partneritetit dhe Pajtimit”, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi ka zhvilluar disa takime bilaterale me homolog të tij dhe përfaqësues të organizatave të sigurisë.

Në kuadër të konferencës ku u diskutua për migrimin, ministri Gashi theksoi se ndër sfidat me serioze me të cilët janë përballur vitet e fundit, para së gjithave vendet e BE-së, por jo më pak edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë qenë të lëvizjet masive dhe të shumta migratore.

Ai tha se edhe në bazë të informacione të ndryshme të kohëve të fundit ekziston edhe në të ardhmen mundësia e shfrytëzimit edhe të hapësirës tokësore të Republikës së Kosovës për kalimin e migruesve të paligjshëm. Megjithatë Ministria e Punëve të Brendshme është duke marrë masa të reja shtesë për përballimin e këtij problemi. 

“Në rrethana të tilla, bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së merr një rëndësi shumë të madhe. Republika e Kosovës i mbështet synimet dhe nismat e kësaj konference në lidhje me këtë problem”, tha ministri Gashi.

Në margjina të konferencës, ministri Gashi është takuar me drejtoren gjenerale të Migracionit dhe Punëve të Brendshme të DG Home në Komisionin Evropian, znj. Paraskevi Michu, me të cilin diskutoi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe me përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, tashmë pas votimit që u morr dje në Parlamentin Evropian.

Në kuadër të kësaj konference ministri Gashi u takua edhe me Ministrin e Punëve të Brendshme të Maltes, z. Michael Farrugia. Të dy ministrat biseduan për format e bashkëpunimit mes dy shteteve, në shkëmbimin e përvojave me qëllim të forcimit të policive të dy vendeve.

Takim të veçantë ministri Gashi pati edhe me drejtoren ekzekutive të EUROPOL-it, znj. Catherine De Bolle. Në këtë takim ministri Gashi theksoi nevojën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe organizata të tjera të sigurisë me qëllim të shkëmbimit të shpejtë të informatave për luftimin e krimit të organizuar.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Bejtush Gashi - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
shtator 2018
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën