BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
13.09.2018
Ministri Gashi po merr pjesë në konferencën ministrore të partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë

Ministri Gashi po merr pjesë në konferencën ministrore të partnerëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë

Prishtinë, 13 shtator 

Me ftesë të ministrit të Brendshëm të Austrisë, z. Herbert Kickel, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi po merr pjesë në konferencën ministrore e partnerëve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Vjenë me temë: “Siguria dhe Migracioni - Promovimi i Partneritetit dhe Pajtimit”.

Ministri Gashi gjatë dy ditëve të kësaj konference, do të diskutojë lidhur me interesin e përbashkët të vendeve të  Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian, për t’iu përgjigjur problemeve që lidhen me sigurinë, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e të gjithë vendeve.

 “Siç e dimë të gjithë, në ditët tona, terrorizmi ndërkombëtar dhe ekstremizmi i dhunshëm fetar vazhdojnë të mbeten një nga kërcënimet kryesore të sigurisë, si në Ballkanin Perëndimor edhe në vendet e tjera të botës. Mjedisi ndërkombëtar i sigurisë është bërë më i paparashikueshëm dhe i mbushur me shumë sfida që shkojnë edhe shumë larg përtej Evropës”, tha ministri Gashi.

Ministri Gashi theksoi se Qeveria e Kosovës e ka gjykuar dukurinë e terrorizmit dhe të ekstremizmit, si një dukuri me synime të trefishtë, si përpjekje për goditur sigurinë e Kosovës, si përpjekje për të krijuar mbështetje afatgjate në Kosovë dhe si përpjekje për të dërguar ushtarë për shtetin islamik duke shpërdoruar besimin fetar të myslimanëve të Kosovës.

Si rrjedhojë e këtyre përpjekjeve të Republikës së Kosovës ka një zvogëlim shumë të dukshëm të kësaj dukurie. Në vitet 2017-2018, numri i njerëzve nga Kosova që kanë shkuar në zonat e konfliktit ka qenë zero, një rënie e dukshme krahasuar me vitet 2013-2014.

Konferenca do të vazhdojë edhe nesër, ku ministri Gashi do të takojë ministra dhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit, më të cilët do të bisedojë për të ardhmen e përbashkët të vendeve, sa i përket formave të bashkëpunimit për rritjen e sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe të organizatave ndërkombëtare, siç janë INTERPOL, EUROPOL, FRONTEX, IOM, UNCHR, ICMPD, IACA, MARRI, etj.

 

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
nëntor 2018
HMMEPShD
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728293012
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën