BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
06.09.2018
Gashi: Kam besim të plotë se Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbetet institucioni më i besuar në vend

Gashi: Kam besim të plotë se Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbetet institucioni më i besuar në vend

Prishtinë, 06 shtator

Policia e Kosovës ka shënuar sot 19 vjetorin e themelimit, në një ceremoni të organizuar sot morën pjesë krerët më të latë të shtetit, përfaqësues të policive nga shumë shtete të botës, përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe shumë zyrtarë të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë.

Me këtë rast, në këtë ceremoni foli edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi. Bashkëngjitur keni fjalimin e plotë të ministrit Gashi.

I nderuar President i Republikës së Kosovës Z. Hashim Thaqi,

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës Z. Ramush Haradinaj,

I nderuar  Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Z. Rashit Qalaj,

Të nderuar përfaqësues të Policive të Shteteve partnere të Republikës së Kosovës,

Të nderuar zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe familjarë të policëve të rënë në detyrë,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Zonja dhe Zotërinj,

Sot, kam rastin dhe kënaqësinë të jem i pranishëm në këtë ceremoni, në këtë ditë, e cila shënon nëntëmbëdhjetë (19)-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Që prej shtatorit të vitit 1999, kur kjo polici filloi me punën e saj me emërtimin “Shërbimi Policor i Kosovës”, janë arritur ndryshime të gjithanshme në të mirë të përmbushjes së misionit madhor të zbatimit të ligjit dhe të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve. Policia e Kosovës ka arritur me sukses të plotë të bëhet një forcë moderne policore, e cila kryen punën e saj duke bashkërenduar më së miri zbatimin e ligjit, udhëheqjen nga parimet e demokracisë, aftësitë profesionale dhe vlerat morale vetjake dhe qytetare të punonjësve të saj.

Në këto rreth njëzet vjet që kanë kaluar, do të doja të sjell në vëmendjen tuaj se Policia e Kosovës ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, duke ia arritur që të mbrojë me sukses rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, qetësinë publike dhe sigurinë e jetës dhe të pronës së qytetarëve të saj, por edhe duke dhënë ndihmesë shumë të rëndësishme për sigurinë e rajonit tonë të Ballkanit Perëndimor, në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar kundër dukurive negative, siç janë: trafikimi i qenieve njerëzore, krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi ndërkombëtar, ekstremizmi i dhunshëm, etj. Ndër këto sfida, do të doja të veçoj përballjen e matur dhe me profesionalizëm të policisë me protestat masive qytetare, të cilat kanë qenë ndër më të mëdhatë në vend gjatë këtyre viteve, duke ditur që me aftësi dhe përkushtim të mbrojë njëherësh edhe të drejtat demokratike të qytetarëve të saj edhe sigurinë publike, pronën private dhe shtetërore. Është pikërisht kjo veprimtari vazhdimisht e suksesshme e Policisë së Kosovës, ajo çka e ka bërë këtë institucion shtetëror ndër më të besueshmit për qytetarët, duke u dalluar gjithashtu si polici moderne dhe profesionale edhe në rajonin tonë.

Të gjithë zyrtarët e Policisë së Kosovës duhet të ndjehen krenarë me këto arritje në këtë ditë të sotme përvjetori, por edhe më të përkushtuar për të përligjur në përballje me sfidat e ardhshme këtë nderim dhe besim të madh që u ka dhënë populli i Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme përvjetori, do të doja të shpreh mirënjohjen time edhe për të gjithë partnerët ndërkombëtarë, të cilët me mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të gjithanshëm, duhet të ndjehen pjesë e rëndësishme e sukseseve të Policisë së Kosovës.

Dëshiroj t’ju shpreh urimet më të mira në këtë përvjetor të 19-të dhe suksese të mëtejshme në përmbushje të misionit tuaj madhor!

Të nderuar të pranishëm,

Ministria e Punëve të Brendshme dhe në mënyrë të veçantë, Policia e Kosovës, i kanë kushtuar dhe do t’i kushtojnë gjithnjë vëmendje parësore arsimimit dhe punës për ngritjen profesionale të zyrtarëve të saj. Përveç përgatitjes profesionale të zyrtarëve të policisë, një prej ideve tjera themelore të arsimimit dhe shkollimit të Policisë së Kosovës, është edhe zhvillimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve miqësore me qytetarët në përputhje me filozofinë sipas së cilës “siguria publike nuk është vetëm çështje e policisë, por “e policisë dhe e qytetarëve së bashku”.

Unë si ministër, kam dëshirë që ta shpreh këtu para Jush, se do të mbetem mbështetës i fuqishëm i kësaj filozofie, për sa kohë do të jem ministri juaj, do të jem mbështetësi kryesor i bashkëpunimit miqësor ndërmjet policisë dhe qytetarëve të Kosovës. Tani, ka ardhur koha për ta forcuar më tej këtë filozofi të arsimimit dhe të punës së policisë si dhe duhet të përkrahet më fort fryma e barazisë gjinore në radhët e Policisë së Kosovës. Të rinjtë dhe të rejat me shkallë të lartë të formimit moral dhe me aftësi profesionale duhet të përfshihen më me përparësi në Policinë e Kosovës.

Për arsimimin e zyrtarëve të Policisë së Kosovës, kontribut shumë të rëndësishëm ka dhënë Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ndërsa me themelimin e Fakultetit për Siguri Publike në Kosovë, është konsoliduar edhe më tej investimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe partnerëve ndërkombëtarë, për edukimin profesional të zyrtarëve policorë. Unë kam besim të plotë se ky institucion do ta vazhdojë punën e vet për përzgjedhjen dhe arsimimin e zyrtarëve të rinj, me përkushtimin e nevojshëm që kërkojnë nevojat e zhvillimit të ardhshëm të forcës së Policisë së Kosovës.

Më lejoni që duke përfituar nga ky rast, të përshëndes dhe përgëzoj edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët sot gradohen, si dhe t’iu dëshiroj atyre suksese në karrierën e tyre profesionale.

Në fund, kam kënaqësinë që të uroj z. Rashit Qalajn për emërimin në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, duke e siguruar atë se do të ketë përkrahjen time si Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ashtu që përvojën dhe vizionin e tij ta përdorë për drejtimin sa më të mirë dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës.

Duke përkujtuar dhe duke i nderuar të gjithë zyrtarët policorë të rënë në detyrë si dhe familjarët e tyre, duke vlerësuar lart dhe duke nderuar të gjithë zyrtarët policorë, të cilët në çdo moment e rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur jetën e qytetarëve, ju uroj edhe njëherë përvjetorin e nëntëmbëdhjetë (19) të Policisë së Kosovës.

Ju faleminderit!

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Bejtush Gashi - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
shtator 2018
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën