BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
05.07.2018
Ministri Gashi takoi kryetarin e komunës së Prishtinës

Ministri Gashi takoi kryetarin e komunës së Prishtinës

Prishtinë, 05 korrik

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi ka vizituar komunën e Prishtinës, ku u prit nga kryetari z. Shpend Ahmeti, me të cilën diskutuan për projekte të përbashkëta mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe komunës së Prishtinës.

Në këtë takim theks i veçantë iu vu bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe komunës së Prishtinës, sa i përket organizimit të trafikut gjatë sezonës së verës, ku ka më shumë ngarkesë të trafikut, për shkak edhe të ardhjes së mërgimtarëve.

Ministri Gashi me këtë rast shprehi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për avancimin e sigurisë në bashkësi, sidomos vëzhgimet afër shkollave, me qëllim të parandalimit të shitjes dhe përdorimit të dograve. Ai tha se janë shumë të rëndësishme edhe Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në raportimin e rasteve për sigurinë në komunitet.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, theksoi se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me MPB-në, sidomos në fazën e implementimit të ligjit për Prishtinën, për formën e organizimit të policisë komunale dhe për këtë është shumë e rëndësishme që të rregullohet sipas formave që organizohen kryeqytetet e rajonit.

Në këtë takim u bisedua edhe sa i përket projekteve për ndërtimin e objektit për prodhim të dokumenteve, për ndërtimin e tre stacioneve policore dhe përfshirjen e plotë të kamerave të komunës së Prishtinës me Policinë e Kosovës, me qëllim rritjen e sigurisë në kryeqytet.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Bejtush Gashi - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
korrik 2018
HMMEPShD
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën