BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
09.06.2018
Ministri Gashi mori pjesë në konferencën e VII-të shkencore regjionale

Ministri Gashi mori pjesë në konferencën e VII-të shkencore regjionale

 

Prishtinë, 9 qershor

 

Instituti për Studime Ligjore dhe Demokratike,  ka mbajtur konferencën e VII-të shkencore regjionale, ku të ftuar kanë qenë përfaqësues të: Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Në këtë konferencë u diskutua për: ”Kosova, 10 vjet shtet-sfida dhe të arriturat në arsim, ekonomi, siguri dhe sundim të ligjit”.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri  si dhe mbi 80 studiues shkencor.

Bashkëngjitur keni fjalimin e plotë të ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi në këtë konferencë.

 

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Dëshiroj së pari që t’iu shpreh mirënjohjen për ftesën që të jem i ftuar nga ju në këtë konferencë, me teme kaq të rëndësishme për sigurinë e Kosovës.

Besoj se nuk ka nevojë për shumë argumente ideja e mirënjohur se në kohën e sotme, siguria e shteteve ka marrë rëndësi madhore për shkak të rritjes së paparashikueshmërisë së zhvillimit të mjedisit ndërkombëtar dhe të kërcënimeve ndaj saj.

Si shtet i ri dhe pjesë e bashkësisë së shteteve demokratike perëndimore, Republika e Kosovës është përballur që në fillim me çështjet e mprehta të sigurisë së saj. Asaj i është dashur që  nga njëra anë, të përballet me nevojat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës dhe krijim e institucioneve të saja të brendshme të sigurisë  dhe nga ana tjetër, të jetë pjesë e përpjekjeve për forcimin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

Është kënaqësi që sot, mund të themi me bindje se përparimi i Kosovës në fushën e sigurisë është i dukshëm dhe i vlerësuar ndërkombëtarisht. Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Shërbimi i Inteligjencës i Kosovës, Shërbimi i Zjarrfikës dhe Shpëtimit, si dhe institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, etj, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera demokratike të Republikës së Kosovës janë shndërruar në faktorë të rëndësishëm të sigurisë që gëzojnë institucionet, qytetarët e saj si dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Sot Republika e Kosovës është pjesë e shumë e rëndësishme edhe e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë për siguri.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Janë këto suksese të lartpërmendura në fushën e sigurinë në Kosovë edhe arsyet që autoritetet politike të Kosovës janë duke shpalosur kohët e fundit edhe një ambicie madhore politike të tyre për një integrim më të përshpejtuar euroatlantik të vendit.

Kjo ambicie nuk është menduar asnjëherë si dëshirë e fortë për sukses poli1ik, por si rruga më e mirë për forcimin e sigurisë dhe përparimin e të gjithë familjes  euroatlantike, ku Kosova e sheh veten pjesë të natyrshme. Kjo do të ishte edhe mënyra më e mirë për Kosovën si shtet i vogël që të forconte në mënyrë afatgjate sigurinë e saj dhe të mund të shmangte ndikimet e ndryshme nga fuqi të tjera konkurruese jashtë familjes euroatlantike  të shteteve.

Kjo dëshirë për ecje të përshpejtuar në rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës është, njëherësh, fryt i punës dhe përpjekjeve të mëdha të institucioneve demokratike të Kosovës dhe të drejtuesve të tyre, por edhe rrjedhoje e natyrshme e mbështetjes së suksesshme nga ana e Bashkësisë ndërkombëtare për procesin e shtet ndërtimit në Kosovë.

Me këtë rast dëshiroj të shpreh mirënjohjen time edhe për mbështetjen e pakursyer të SHBA-së, si dhe BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtar në rrugën e shtet ndërtimit të Kosovës.

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Me gjithë sukseset e mëdha të arritura në fushën e sigurisë së Kosovës dhe të ndihmës për sigurinë e rajonit të Ballkanit Perëndimor, zgjidhja e çështjeve te sigurisë mbetet përherë një "mision i pambaruar" për shkak të vetë natyrës së tyre. Zgjidhja e tyre kërkon aftësi, përpjekje dhe përkushtim të përditshëm nga shumë institucione dhe aktorë të ndryshëm, madje, fusha e sigurisë nuk lidhet vetëm me institucionet e specializuara të sigurisë, por me të gjithë institucionet demokratike të vendit.

Dhjetë vjet pas shpalljes se pavarësisë, është koha që Kosova të miratojë më në fund, dokumente të tilla të rëndësisë së veçantë për sigurinë tonë kombëtare siç janë: "Strategjia e Përgjithshme e Sigurisë së Kosovës", "Strategjia Ushtarake e Kosovës", apo dokumenti ligjor që përcakton objektet e rëndësishme strategjike të infrastrukturës kombëtare.

Me gjithë rëndësinë e madhe që kanë përpjekjet e institucioneve të specializuara të sigurisë dhe ata të zbatimit të ligjit, forcimi i sigurisë se vendit nuk lidhet vetëm me përpjekjet e tyre për parandalimin ose dënimin e krimeve dhe veprimtarive të tjera të paligjshme që cenojnë  sigurinë e Kosovës, atë te rajonit dhe sigurinë ndërkombëtare.

Siguria e vendit arrihet duke punuar fort edhe për përsosjen e qeverisjes së mirë të vendit, nëpërmjet rritjes së aftësisë së luftës kundër korrupsionit, për forcimin e zbatimit të ligjit dhe të përpjekjeve kundër krimit të organizuar, për zhvillimin  dhe zgjerimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe në veçanti  të dialogut Kosove-Serbi, për rritjen e vetëdijes së qytetareve për problemet sigurisë, për forcimin e bashkëpunimit rajonal për sigurinë, për zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike në rajon dhe në botë, për rritjen e aftësive të përballimit të gjendjeve të jashtëzakonshme të krijuara nga fatkeqësitë natyrore, apo sulmet e mundshme kibernetike, zhvillimi parësor i arsimit dhe i shkencës, etj, etj.

Në  mënyrë  të veçantë edhe përpjekjet për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës dhe pakësimin e përqindjes jashtëzakonisht të lartë të papunësisë i shërbejnë, në fund të fundit edhe në forcimin  sigurisë.

Ndër   të gjithë këta drejtime të përpjekjeve për forcimin e  sigurisë  së Kosovës, politika e bashkëpunimit dhe e integrimit në institucionet ndërkombëtare të sigurisë zë një vend shumë të rëndësishëm.

Unë besoj se të gjithë aktoret e Kosovës janë të vetëdijshëm se sukseset e politikave integruese të Kosovës janë në vartësi të drejtpërdrejtë të sukseseve të përpjekjeve tona të brendshme për sigurinë. Sa më shumë suksese të arrijmë në fushën e sigurisë së brendshme të vendit aq me shumë do të jemi të vlerësuar dhe të mirëpritur në institucionet ndërkombëtare të sigurisë si: NATO, apo agjencitë e ndryshme si INTERPOL-i  etj.

Vetëdija e lartë e aktoreve në lidhje me këto probleme, sjellë dhe përpjekje të përkushtuara për t'u përballur me të gjitha sfidat tona në fushën e sigurisë kombëtare dhe për të arritur suksese.

Faleminderit!.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Ekrem Mustafa - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
dhjetor 2018
HMMEPShD
262728293012
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
PËR FLUTURIMIN E TË RIATDHESUARVE KONTAKTONI MPB-NË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën