BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
07.06.2018
Smakiqi: Akademia është e para në regjion që ka një akreditim ndërkombëtarë

Smakiqi: Akademia është e para në regjion që ka një akreditim ndërkombëtarë

Vushtrri, 07 qershor 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt ceremonia e përurimit të pllakës së Akreditimit ndërkombëtar  të AKSP-së nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më këtë Akademia është e para në regjion që merr një akreditim të tillë.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës Greg Delawie, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës njëherit edhe kryesues i bordit të AKSP Bajram Bujupi,  Kimberley Riffe  drejtoresh e programit të ICITAP-it për Kosovën,  Drita Perezic këshilltare e lartë e ICITAP programi ekzekutiv i menaxhmentit të MPB-së, Shpresa Muharremi këshilltare kombëtare misioni i OSBE-së në Kosovë, Ritva Vähäkoski këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit si dhe përfaqësues nga agjencitë e sigurisë publike.

Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi duke vlerësuar  lartë akreditimin e Akademisë nga IADLEST tha se ky akreditimi është shumë i rëndësishëm për vendin.

Ministri Gashi tha se  ndihma që po japin Shtete e Bashkuara të Amerikës në shtet ndërtimin e Kosovës është shumë e madhe dhe gjithashtu e çmueshme.

“Unë si ministër dhe si ish dekan ndjej kënaqësi për këtë sukses të madh. Falënderoi partnerët ndërkombëtarë  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, OSBE-në,  ICITAP për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në procesin e  shtet ndërtimit, zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike”, u shpreh ministri Gashi.

Më këtë rast  ministri Gashi përgëzoi të gjitha ata që kontribuuan në këtë proces të akreditimit.

Ministri Gashi vlerësoi se marrja e certifikatës së akreditimit nga IADLIST në Boston të Shteteve të Amerikës në maj të këtij viti nga drejtori Smakiqi,  do të shërbej jo vetëm si rast për të festuar, por edhe për shumëfishin e ambicieve dhe përpjekjeve të përbashkëta për të ecur më tej në rrugën e aftësimit të institucioneve të sigurisë publike.

Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, përgëzoj Akademinë për këto të arritura. Delawie tha se  ky është akreditimi i parë që bëhet jashtë SHBA-së.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie vlerësoj se mbajtja e shumë trajnimeve, shumë aktiviteteve e së fundmi edhe akreditimi nga IADLEST ndriçon edhe më shumë reputacionin e Akademisë.

Më këtë rast ambasadori Delawie, përgëzoi AKSP-në stafin dhe programimin e ICITAP-it të Ambasadës Amerikane për këtë arritje të shënuar për tu bërë Akademia e para që akreditohet nga IADLEST. 

Delawie tha se trajnimet në Akademi duhet të jenë në përputhje me standardet dhe kjo nënkupton siç tha ai që gjatë gjithë kohës ta rishikojmë, verifikojmë dhe korrigjojnë ato standarde për t’i përmbushur të gjitha nevojat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit që trajnohen dhe komuniteteve që do t’i shërbejnë.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike  Ismail Smakiqi, u shprehur i lumtur që Akademia po shënon progres në realizmin e synimeve të saja duke vë  në pah ndihmën e  partnerëve ndërkombëtarë.

Drejtori Smakiqi falënderoi  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadën Amerikane në Kosovë, ICITAP-in  për ndihmën e pakursyer që po japin Akademisë  në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të sigurisë, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, si dhe për gatishmërinë e tyre për t'i ofruar ndihmë Akademisë edhe në të ardhmen.

“Ky është akreditimi i parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës i një asociacioni i cili bënë akreditimi e gjitha akademive policore të SHBA-ve. Dhe ne ndihemi  të privilegjuar që jemi akredituar të parë në botë jashtë SHBA-ve. Akademia është e para në regjion që ka një akreditim ndërkombëtarë”, u shpreh Smakiqi duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë proces.

Në fund janë shpërndarë mirënjohje për gjitha ata që kontribuan në këtë proces si dhe u bë përurimi i pllakës së Akreditimit ndërkombëtar  të AKSP-së e cila u akreditua nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Bejtush Gashi - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2018-06
MaEnPrShDi
28293031123
45678910
11121314151617
18192021222324
2526272829301
2345678
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën