BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
17.05.2018
U lansua softueri për pagesën online të policave të sigurimit

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare, në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët tanë të diasporës sot lansuan softuerin për pagesën online të policave të sigurimit në pikën kufitare në “Merdare”.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi në një fjalë rasti tha se Ministria e Punëve të Brendshme do të mundësojë krijimin e rubrikës në kuadër të sistemeve për verifikimin e sigurimeve kufitare në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe Policia Kufitare do të bej verifikimin e autenticitetit të plotë të gjitha sigurimeve kufitare sipas procedurave të nevojshme për verifikim e sigurimeve kufitare.

“Aplikimi online do të jetë ndihmesë e madhe për mërgimtarët tanë derisa të gjendjet zgjidhja përfundimtare për kartonin e gjelbër si është në të gjithë Evropën. Natyrisht që do të bëhen përpjekje maksimale që të hiqet edhe kjo barrierë”- tha ministri Gashi.

Po ashtu edhe ministri i Diasporës, z. Dardan Gashi tha se është një lehtësim i madh për bashkatdhetarët sepse nga sot do të mund ti blejnë online policat kufitare duke shprehur se me këtë veprim do të lehtësohen në mënyrë drastike hyrja në Kosovë për të gjithë bashkatdhetarët.

Ndërsa kryetari i Këshillit të BKS-së, z. Rrahim Pacolli në një fjalë rasti tha se qeveria Haradinaj që nga muaji Qershor të largon shpenzimet kufitare për bashkatdhetarët dhe nga sot fillon pagesa për policat kufitare online. Ai gjithashtu kërkoj nga qeveria Haradnaj ti paguaj shpenzimet për bashkatdhetarët.

Për t’i blerë policat Kufitare bashkatdhetarët duhet të hynë në faqen e BKS-së dhe të regjistrohen pastaj ti bëjnë pagesat në bankë.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Bejtush Gashi - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2018-05
MaEnPrShDi
30123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën