BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
10.05.2018
Ministri Gashi vizitoi Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj

Prishtinë, 10 maj

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha, vizituan Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ku u priten nga drejtori z. Gazmend Hoxha.

Me këtë rast, ministri Gashi, vlerësoi lartë angazhimin dhe punën që po bëjnë Policia e Kosovës, në ofrimin e sigurisë për qytetarët e vendit.

“Policia e Kosovës duhet të vazhdojë punën e saj pa qenë e ndikuar, e cila sipas mandatit të saj ligjor, është e obliguar të ofrojë rend dhe siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Ky profesionalizëm i juaji është vlerësuar edhe nga qytetarët dhe nga organizatat që e monitorojnë punën e Policisë”, theksoi ministri Gashi.

Në veçanti, ministri Gashi falënderoi drejtorin e Drejtorisë Rajonale të PK-së në Ferizaj në angazhimin e pakursyer që kanë bërë në gjetjen e trupave të të dy policëve të aksidentuar ditë më parë.

Ndërsa, drejtori Hoxha, e njoftoi ministrin Gashi me situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë rajon, duke vlerësuar se situata është e qetë dhe ka një trend të rënieve të veprave kriminale.

Në këtë takim, z. Hoxha e falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e dhënë në avancimin e mëtejmë të Policisë në rajonin e Ferizajt.

Në fund të kësaj vizite, ministrit Gashi i është bërë një prezantim i historikut të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Bejtush Gashi - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
gusht 2018
HMMEPShD
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën