BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
13.04.2018
Zëvendësministri Shkodra mori pjesë në takimin joformal të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

Zëvendësministri Shkodra mori pjesë në takimin joformal të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor

Prishtinë, 13 prill

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra, me ftesë të ministrit të brendshëm të Bullgarisë, z.Valentin Radev, ka marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor.


Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.
Me këtë rast, zëvendësministri Shkodra shprehi falënderim të  veçantë shtetit të  Bullgarisë për përkrahjen e vazhdueshme në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. 
Ai theksoi se Republika e Kosovës, ashtu si vendet e rajonit, ballafaqohet me sfida të ndryshme, sa i përket fushës së sigurisë. 


“Ne mirëpresim bashkëpunim më të gjitha shtetet e Ballkanit për luftimin e këtyre dukurive negative që cenojnë sigurinë e qytetarëve tonë”, tha zëvendësministri Selami Shkodra, duke potencuar se Kosova ka bërë hapa konkretë në luftimin e dukurive negative. 


Në këtë drejtim është bërë edhe miratimi i strategjive si Strategjia Shtetërore Kundër Ekstremizmit dhe Radikalizmit të Dhunshëm, Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Lufta kundër narkotikëve, Strategjia për Sigurinë Kibernetike dhe Strategjia Kundër Trafikimit me Njerëz në Kosovë. 
Në këtë takim, zëvendësministri Shkodra njoftoi të pranishmit se Kosova ka avancuar në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufijve. 


Ndërsa ministri i brendshëm bullgar, z.Valentin Radev, falënderoi të gjitha vendet për progresin që kanë arritur, duke u zotuar se do të prezantojë gatishmërinë e Ballkanit perëndimor për implementimin e Strategjisë së Bashkimit Evropian, në samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Sofje, në maj të këtij viti.


Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, zëvendësministri Selami Shkodra gjithashtu u prit nga ambasadori i Kosovës në Bullgari, z. Shpend Kallaba.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Bejtush Gashi - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
shtator 2018
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën