BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
12.04.2018
Zëvendësministri Xhemajlaj priti në takim një delegacion maqedonas

Prishtinë, 12 prill

Zëvendësministri Xhemajlaj priti në takim një delegacion maqedonas

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit(MIK), z. Isa Xhemajlaj, priti në takim një delegacion nga Republika e Maqedonisë, të kryesuar nga Koordinatori Nacional për MIK, z. Ivan Pivovarov.

Në këtë takim u bisedua sa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve për të koordinuar veprimet sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit dhe për vlerësuar praktikat e mira të dy vendeve sa i përket luftimit të krimit ndërkufitarë.

Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Isa Xhemajlaj, theksoi se pala kosovare është e gatshme për të ngritur bashkëpunimin mes dy vendeve me qëllim që të ngitet efikasiteti i kontrolleve të kufirit mes dy vendeve për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme.

Në cilësi të Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, zëvendësministri Xhemajlaj së bashku me delegacionin e Maqedonisë vizituan Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit(QKMK). Ai tha se QKMK-ja është e vetmja në rajon në të cilën bashkërendojnë aktivitetet tri agjenci të zbatimit të ligjit, siç janë Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.


“Ky është një mekanizëm efikas sa i përket luftimit të krimit ndërkufitar dhe ndihmon për raportim në kohë reale të rasteve të dyshimta me të gjitha format e komunikimit që janë në dispozicion”, theksoi zëvendësministri Xhemajlaj. 

Ndërsa Koordinatori Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit i Republikës së Maqedonisë, z. Ivan Pivovarov, theksoi se qëllimi i institucioneve të Republikës së Maqedonisë është që në bazë të analizave në bashkëpunim me institucionet e Kosovës të ndërmarrin veprime konkrete sa i përket luftimit të krimit ndërkufitarë.

Ai tha se është e rëndësishme që shohim përvojat e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një koncept funksional të menaxhimit të kufirit me qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Bejtush Gashi - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2018-04
MaEnPrShDi
2627282930311
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30123456
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën