BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
02.02.2018
U mbajt takim rajonal për të përforcuar përpjekjet për kontrollin e armëve të vogla

Prishtinë, 02.02.2018 


U mbajt takim rajonal për të përforcuar përpjekjet për kontrollin e armëve të vogla 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, z. Anton Berisha dhe një delegacion me përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe të  MPJ-së, kanë marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë rajonal,  të organizuar nga SEESAC dhe Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë. 


Ky takim po mbahet në Podgoricë, ku po marrin pjesë zëvendësministra të brendshëm dhe të jashtëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor. 


Gjatë qëndrimit në Podgoricë, delegacioni nga Kosova pati një takim me delegacionin nga Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë, si donatoret kryesorë në projektet e ndryshme me qellim të kontrollit e armëve të vogla dhe të lehta. 
Në këtë takim u diskutuan të arriturat e Kosovës dhe sfidat në këtë fushë. Po ashtu u diskutuan hapat e ardhshëm në drejtim të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare dhe projektet konkrete që do të ndikojnë në reduktimin e numrit të armëve të paligjshme, që gjenden ende  në duar të popullatës. 
Në këtë takim u kërkua mbështetje në implementimin e ligjit për legalizim dhe ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve, si dhe u kërkua përkrahje në ngritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. 


Në këtë takim rajonal do të dakordohen për hapat e përbashkët dhe për rrugën që duhet ndjekur nga secili shtet në veçanti, në drejtim të parandalimit, luftimit, shitjes dhe trafikut të paligjshëm të armëve. Po ashtu është  përgatitur një draft dokument për rrugën, hapat dhe objektivat që duhet përmbushur për Samitin e Londrës, që do të mbahet këtë vit, në përputhje të procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. 


Në fund është miratuar një deklaratë e përbashkët për të ritheksuar angazhimet dhe përpjekjet e të gjitha shteteve të rajonit në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve, në të cilën u vlerësuan të arriturat dhe përpjekjet e vendeve të rajonit në këtë drejtim dhe u zotuan për angazhime shtesë dhe përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Flamur Sefaj - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2018-02
MaEnPrShDi
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627281234
567891011
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën