BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
APLIKIMI PËR LEJE QENDRIM PËR TË HUAJT
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
18.12.2017
Zëvendësministri Abduselami Shkodra vizitoi drejtoritë rajonale për Hetimin e Trafikimit me droga

Prishtinë, 18.12.2017 

Zëvendësministri  Abduselami Shkodra vizitoi drejtoritë rajonale  për Hetimin e Trafikimit me droga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Abduselami Shkodra i shoqëruar nga z. Naim Muja, Udhëheqës i Sekretariatit të Strategjive dhe z. Frank Olivia këshilltar i ICITAP-it, vizituan Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Droga në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan.

Në drejtorinë rajonale në Prishtinë, delegacioni u prit nga z. Agron Neza drejtor i Divizionit Kundër Krimit të Organizuar, z. Bahri Shala, drejtor i Drejtorisë Kundër Drogave dhe z. Nuhi Bislimi, shef i drejtorisë për hetimin e drogave në Prishtinë.

Me këtë rast zëvendësministri Abdulselami Shkodra theksoi se qëllimi i kësaj vizite është monitorimi i operacionit  nacional për parandalimin dhe luftimin e trafikimit të gjitha llojeve të drogave, i cili është prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai tha se për këtë është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i të gjithë akterëve institucional në parandalimin e kësaj dukurie e cila përfshinë fëmijë tanë. Ai tha se për këtë Policia  e Kosovës do të ketë përkrahjen e MPB-së.

Nga drejtoria rajonale për hetimin e drogave theksuan se gjatë këtij viti janë bërë 422 kallëzime penale, ndërsa 30 raste janë transferuar për vitin tjetër. Zyrtarët policor treguan se përveç statistikave tashmë është e rëndësishme të ketë hetime të hershme dhe konfiskim të pasurisë të fituar në mënyrë të paligjshme.

“Konfiskimi i pasurisë do të ndikonte drejtpërdrejtë në parandalim dhe për këtë është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi edhe i prokurorisë, gjykatave dhe MPB-së në mënyrë që kjo dukuri të adresohet në mënyrën më bashkohore”, tha Agron Neza

Policia ka bërë të ditur se problemet momentale me të cilat ballafaqohet janë objektet e vjetruara, veturat e pamjaftueshme për shërbimin në infiltrimin e raste të hetimeve dhe veshmbathja për hetuesit.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Bejtush Gashi - Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
shtator 2018
HMMEPShD
272829303112
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
1234567
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
SHËRBIMET PRIVATE TË SIGURISË
SHIKO, RAPORTO, NDALO TRAFIKIMIN
MARRI  
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën