Uputstvo za registraciju vozila na RKS registarske tablice - 0800goRKS / 0800 46 757


Të nderuar qytetarë,


Ju njoftojmë se në bazë të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/170, të gjithë ju që jeni të pajisur me targa regjistrimi "PR", "KM", "PZ", "GL", "UR", "PE", "DA" ose "ĐA", nga 10 qershori 1999 deri më 21 prill 2022, mund të bëni regjistrimin me targat e regjistrimit RKS nga data 1 nëntor 2023 deri më 1 dhjetor 2023.


Në të gjitha Qendrat e regjistrimit të automjeteve ju do të keni mundësi të shfrytëzoni lehtësirat për regjistrimin e automjeteve nga targat e paligjshme të regjistrimit në targa të regjistrimit RKS, deri më 1 dhjetor 2023, duke përfshirë: taksën doganore, taksën administrative në Qendrën e regjistrimit të automjeteve, taksën për targat e regjistrimit dhe taksën për lëshimin e vërtetimit për regjistrimin e automjetit.


Ju mund t'i regjistroni automjetet tuaja motorike në cilëndo qendër të regjistrimit, pavarësisht nga vendi ku jetoni apo qëndroni. Ftojmë të gjithë qytetarët tanë, të cilët posedojnë automjete të pajisura me targa të paligjshme "PR", "KM", "PZ", "GL", "UR", "PE", "DA" ose "ĐA", të regjistrojnë automjetet e tyre me targat e regjistrimit RKS dhe që së bashku ta përfundojmë me sukses këtë proces. Për çdo informacion shtesë, ftojmë qytetarët të na drejtohen me pyetje në 
Zip-Mpb@rks-gov.net. ose telefononi pa pagesë: 0800-GO-RKS (0800-46-757).