Kriteret për tu paisur me lejeqëndrim të përkohshëm sipas Marrvëshjes Kosovë – Shqipëri

Për tu pajisur me leje qëndrim të përkohshëm shtetasit e Shqipërisë duhet t’i plotësojnë kushtet si në vijim:

1. Dokument udhëtimi i vlefshëm;

2. Adresë e saktë e qëndrimit në territorin e palës tjetër, e vërtetuar me dokument përkatës(kontratë qiraje, ose certifikatë e pronësisë, ose deklaratë noteriale).

Këto dokumente duhet t’i plotësojnë për qëndrimin e përkohshëm me qëllim: 

a. Bashkimit familjar;

b. Motive studimi;

c. Motive punësimi;

d. Kërkime shkencore;

e. Qendrim autonom;

f. Arsye tjera të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.

Leje qëndrimi i përkohshëm për shtetasit e Shqipërisë sipas kësaj Marrëveshje jepet me afat vlefshmërie prej pesë 5 viteve.