Procedurat për fitimin e shtetësisë së Kosovës

Shtetësia e Republikës se Kosovës fitohet me lindje nëse ne kohen e lindjes se fëmijës te dy prindërit janë shtetase te Republikës se Kosovës.

Regjistrimi i Shtetësisë ku vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i njëjte, behet sipas detyrës zyrtare nga Zyrtari i Gjendjes Civile ne komunën përkatëse. Regjistrimi i Shtetësisë se fëmijës kur vendi i lindjes se fëmijës dhe vendbanimi i prindërve është i ndryshëm behet ne vendbanimin e prindërve me kërkesën e palës (prindërit apo kujdestaret).

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.


Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë me lindje ne Kosove ku njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikata e lindjes se fëmijës
  • Certifikata nga regjistri i Gjendjes Civile ose ndonjë dëshmi tjetër te vlefshme qe dëshmon shtetësinë e prindërve ne Kosove.
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
  • Pajtimi me shkrim i prindërit me shtetësi tjetër i vërtetuar ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e ti/saj/

Regjistrimi i shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe njeri prind ka shtetësinë e Kosovës, ndërsa prindi tjetër është me shtetësi te panjohur ose pa shtetësi, kërkesa parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për persona te mitur sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës.

Kërkesë duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove.
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç.
  • Pajtimi me shkrim i prindit qe nuk e posedon shtetësinë e Kosovës i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e ti/saj/

Kërkesa për regjistrimin e shtetësisë kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër por te dy prindërit pajtohen me shkrim qe fëmija te fitoj shtetësinë e Kosovës parashtrohet përmes njërit prind sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Zyrën komunale te Gjendjes Civile ne Republikën e Kosovës. Kjo dispozite duhet te ushtrohet para se fëmija te ketë mbushur moshën 14 vjeçare. 

Kërkese duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikatën e lindjes se fëmijës
  • Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit ose ndonjë dëshmi qe dëshmon shtetësinë e tij ne Kosove
  • Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse prindi ne fjale nuk e jep pajtimin e ti/saj/.

Ne rastet kur fëmija është gjetur ose është lindur ne territorin e Republikës se Kosovës prindërit te cilët janë te panjohur, atëherë ai e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me rastin e regjistrimit ne Regjistrin e Lindjes dhe regjistrohet sipas detyrës zyrtare ne Regjistrin e Shtetësisë.

Ne rastet kur fëmija është i lindur brenda territorit te Republikës se Kosovës ndërsa prindërit e ti kane shtetësi tjetër por kane leje qëndrimit te vlefshëm ne Republikën e Kosovës, fëmija mund te fitoj shtetësinë e Kosovës me pëlqimin e te dy prindërve.

Kërkesës për fitimin e shtetësisë duhet bashkangjitur:

  • Certifikata e lindjes se fëmijës
  • Kopjet e dokumenteve te identifikimit dhe dëshmi e vlefshme te qëndrimit ne Republikën e Kosovës për te dy prindërit.
  • Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar, ne ketë rast Komisioni për Shtetësi i MPB-se, siguron qe fëmija te mos mbetet pa shtetësi nëse ndonjëri prej prindërve nuk jep pajtimin.

Kërkesa për fitimin e shtetësisë se Kosovës me natyralizim parashtrohet nga personi i huaj i moshës madhore personalisht ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
  • Certifikata e lindjes dhe martesës për personat e martuar
  • Dëshmi e lejes se përhershëm te qëndrimit për 5 vite
  • Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
  • Dëshmi për banimin adekuat për parashtruesin e kërkesës dhe vartëseve te tij
  • Dokument qe dëshmon njohuri elementare ne njërën prej gjuhëve zyrtare
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime penale dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe policia e Kosoves. Si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo me te vjetër se 6 muaj.
  • Vërtetim nga Policia e Kosovës
  • Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale
  • Dokument i vlefshëm identiteti ne kopjen e vërtetuar me fotografin e poseduesit qe duket qarte.
  • Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
  • Taksa administrative ne raste te fitimit ne shume prej 150 euro.

Kërkesa e personit te huaj i cili është bashkëshort i shtetasit te Kosovës për fitimin e shtetësisë me natyralizim parashtrohet personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.

  • Kërkesës duhet bashkangjitur:
  • Certifikata e lindjes dhe martesës e cila dëshmon se paku 3 vite lidhje te vlefshme martesore me shtetasin e Kosovës.
  • Dëshmi për banimin e ligjshëm ne Republikën e Kosovës për se paku 1 vit para se te behet parashtrimi i kërkesës.
  • Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës, dhe policia e Kosoves. Si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj.
  • Vërtetim nga Policia e Kosovës
  • Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
  • Dokument i vlefshëm identifikimi.
  • Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
  • Taksa administrative ne raste te fitimit ne shume prej 150 euro

Fëmija i mitur nen moshën 18 vjeçare i parashtruesit te kërkesës për natyralizim e fiton shtetësinë e Republikës se Kosovës me natyralizim ne baze te natyralizimit te prindërve te tij. Parashtrimi i kërkese për te miturin duhet ti bashkëngjitet kërkesës për natyralizim te prindit dhe te parashtrohet nga prindi i ti apo nëpërmjet përfaqësuesit ligjor ne Zyrën e Gjendjes Civile ne komunën ku banon parashtruese i kërkesës.

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikata e lindjes se fëmijës
  • Dokumente zyrtare te vlefshme te prindërve, te cilët dëshmohet identiteti i tyre
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
  • Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
  • Taksa administrative ne shume prej 50 euro.

Kjo procedurë vlen edhe për personat e mitur te adaptuar.

Kërkesa për fitimin e shtetësisë me natyralizim te personit qe ka humbur shtetësinë e Kosovës me lirim nga shtetësia parashtrohet personalisht apo përmes njërit prind për personat e mitur ne Zyrën e Gjendjes Civile, sipas vendbanimit te fundit te parashtruesit te kërkese ne Republikën e Kosovës

Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:

  • Certifikatën e lindjes
  • Certifikatën nga regjistri i Gjendjes Civile te prindit
  • Kopje te dokumenteve te identifikimit te te dy prindërve
  • Dëshmi qe i ka përmbushur te gjitha detyrimet financiare (dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit ne Prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore).
  • Dëshminë qe nuk është nen hetime dhe qe nuk është i dënuar për vepra penale e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës si dhe organi kompetent i shtetit te huaj shtetas i te cilit është parashtruesi i kërkesës apo shtetit ne te cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit, jo me te vjetër se 6 muaj.
  • Vërtetim nga Policia e kosoves
  • Dëshmi qe posedon mjete te mjaftueshme materiale për te siguruar jetesën e vet dhe personave për mbajtjen e te cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skema sociale.
  • Deklaratën e betimit me shkrim qe e pranon rendin kushtetues dhe juridik te Republikës se Kosovës
  • Pajtimi me shkrim i prindërve i vërtetuar
  • Pajtimi i fëmijës me te vjetër se 14 deri ne 18 vjeç
  • Taksa administrative ne shume prej 150 euro, ndërsa për persona te mitur ne shumën prej 50 euro.

Ne rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës se Kosovës kërkesa mund ti parashtrohet përfaqësive diplomatike ose konsullore te Republikës se Kosovës qe kanë juridiksion mbi vendbanimin e parashtruesit te kërkese. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyre qe kërkesën e parashtruar t’ja përcjelle tek organi kompetent. Ne baze te kërkesës nëpunësit konsullor mund te ndihmojnë Ministrin e Punëve te Brendshme me marrjen e dëshmive qe kane te bëjnë me kërkesën, ne pajtim me kompetencat e tyre qe dalin nga Ligji për Shërbimin Konsullor te Misioneve Diplomatike dhe Konsullore te Republikës se Kosovës. Shqyrtimi dhe vendosja e kërkesës i nënshtrohet procedurave te përcaktuara me Udhëzim Administrativ, si dhe Udhëzimet tjera te Ligjit për Shtetësinë e Kosovës.