Divizioni për Parandalim dhe Riintegrim të personave të radikalizuar (DPRPR)

Shteti i Republikës së Kosovës ka marrë shumë seriozisht problemin e terrorizmit dhe shkaqet që qojnë tek ky fenomen, prandaj ka krijuar një bazë të gjerë ligjore që mbulon këtë fushë. Gjatë viteve të fundit, organet relevante kosovare kanë miratuar ligje, strategji, plane të veprimit dhe rregullore, si dhe kanë emëruar Koordinatorin Nacional me qëllim të ballafaqimit të suksesshëm me këtë fenomen. Pasi që natyra e fenomenit është shumë sensitive, duhet të kemi një qasje të përkushtuar dhe kërkon veprime ndër sektoriale, e gjithë kjo ka obliguar Qeverinë për krijimin e mekanizmave shtesë të shtetit për të trajtuar këtë kategori. Divizioni për Parandalim dhe Riintegrim të Personave të Radikalizuar është krijuar për të koordinuar, bashkëpunuar, komunikuar, monitoruar, vlerësuar procesin e riintegrimit. Divizioni operon nën ombrellën e Departamentit për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Pra, pasi që bëhet fjalë për një proces që mund të ketë impakt në sigurinë kombëtare të vendit, pastaj shkalla e lartë e rrezikshmërisë së personave të involvuar në proces, cenueshmëria dhe ndjeshmëria e punës me personat e përfshirë në radikalizëm, bëjnë që Divizioni të merr përsipër detyrën e vështirë të Parandalimit dhe Riintegrimit të personave të radikalizuar. Misioni i këtij divizioni është të parandaloj radikalizimin e të rinjve dhe grupeve tjera, si dhe të ndihmojë në riintegrimin e atyre që janë kthyer nga zonat e konfliktit.

Duke qenë se është identifikuar një numër i kosovarëve që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja, ka lindur nevoja e krijimit të protokolleve shtetërore për trajtim, parandalim dhe riintegrim të qëndrueshëm.

Kur bëhet fjalë për riintegrimin, prapë vjen në shprehje cenushmëria edhe ndjeshmëria e punës, por edhe rrezikshmëria nga grupet që Divizioni i trajton dhe për këtë arsye kërkohet një trajtim i veçantë i këtyre grupeve në mënyrë që të arrihet qëllimi për riintegrimin e suksesshëm të personave që kanë qenë të radikalizuar. Arsyet e sipër cekura janë vendimtare në krijimin e politikave dhe veprimeve të veçanta për riintegrimin e këtyre kategorive pasi që të njëjtat për arsye të specifikave kërkohet trajtim profesional.

”Procesi i riintegrimit të luftëtarëve të huaj dhe personave të radikalizuar të dhunshëm paraqet një proces kompleks, përmes së cilit DPR/MPB synon që këta persona të mund të bashkohen sërish me komunitetin dhe të jenë pjesë e dobishme e tij, përmes procesit të riintegrimit dhe rehabilitimit. Ky proces nuk kërkon vetëm asistencë direkte për ish-luftëtarët e huaj të kthyer, por edhe mbështetje më të gjerë për përpjekjet e vendit për të përshtatur mjedisin social dhe ekonomik në mënyrë që të bëhet një riintegrim i suksesshëm.

Në mënyrë që procesi i riintegrimit të ketë sukses, është thelbësore që të krijohet një platformë me bazë në komunitet dhe nivel lokal, e harmonizuar me një plan strategjik kombëtar më të gjerë, proces ky që njëkohësisht do t’i kontribuonte ndërtimit të një shoqërie dhe shteti me një siguri më të lartë”.


Ganimete Gërbovci
Ud
Udhëheqëse e Divizionit për Parandalim dhe Riintegrim të Personave të Radikalizuar

Tel. zyrë: 03820019038
E-mail: ganimete.gerbovci@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë