Divizioni për Hulumtime dhe Statistika (DHS)

DHS është përgjegjës për hartimin, hulumtimin, grumbullimin, përpunimin dhe analizimin informatave dhe statistikave në fushën e sigurisë së përgjithshme. 
  1. Harton politikat e punës dhe standardet e këtij divizioni në fushën e hulumtimeve, analizave, dhe informacioneve për qëllime të statistikave;
  2. Bën hulumtime, analiza statistikore, si dhe  mbledhjen e informacioneve nga fusha e sigurisë së përgjithshme; 
  3. Bën rishikimin e hulumtimeve dhe përgatit projekte të reja hulumtuese rreth fushës së sigurisë së përgjithshme;
  4. Hartimi i analizave dhe raporteve statistikore në baza ditore, javore, mujore, gjashtëmujore dhe vjetore mbi incidentet/krimet e ndodhura, sigurinë publike dhe sigurinë në komunikacionin rrugor në Republikën e Kosovës; Është përgjegjës për sistemin SURS dhe përpunon të dhënat nga ky sistem;
  5. Bashkëpunon me institucione të brendshme dhe të jashtme që merren me hulumtime, analiza, mbledhje dhe përpunim të statistikave dhe informacioneve, që kanë të bëjnë me sigurinë e përgjithshme;
  6. Grumbullon dhe analizon të dhënat e mbledhura që kanë të bëjnë me hartimin e politikave zhvillimore nga fushat e sigurisë së përgjithshme;
  7. Bashkëpunon në shkëmbim të statistikave dhe informacioneve me të gjitha Agjencitë dhe Departamentet e MPB-së;
  8. Mbledh dhe analizon të dhëna statistikore që i referohen efektshmërisë së Agjencive dhe Departamenteve dhe ofron rekomandime për përmirësim;
  9. Harton  projekte dhe realizon hulumtime të opinionit  publik në fushën e sigurisë së përgjithshme në baza periodike;
  10. Bën hulumtimin mbi gjendjen e njësiteve të policisë së trafikut rrugor në baza të rregullta vjetore;
  11. Bën hulumtimin e opinionit publik lidhur me nivelin e sigurisë në vend në baza të rregullta;
  12. Mbikëqyrë realizimin, si dhe bën vlerësimin e hulumtimeve në teren;
  13. Kontribuon në hartimin e  politikave dhe jep udhëzime për politikat e sigurisë bazuar në analizimin e informatave statistikore;
  14. Mundëson shfrytëzimin e informatave dhe të dhënave statistikore për shfrytëzuesit e caktuar konform ligjit në fuqi.


Behar Ramadani
Udhëheqës i Divizionit për Hulumtime dhe Statistika

Tel. zyrë: 03820019606
E-mail: behar.ramadani@rks-gov.net,
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë