Pyetjet më të shpeshta

 

 PYETJET MË TË SHPESHTA TË QYTETARËVE

 

 Sipas vendimit të Qeverisë Nr.01/170 të datës 30.10.2023

 

    

  PYETJE?

  -Çka nevojitet për Regjistrimin e Automjetit (cilat dokumente)

 

PERGJIGJE:

-Për regjistrimin e automjetit  me targa ‘’RKS’’ të mjeteve që posedojnë targat  ilegale ‘’PR’’, ‘’KM’’, ‘’PZ’’, ‘’GL’’, ‘’UR’’, ‘’PE’’ dhe ‘’DA’’ apo ‘’ ÐA’’ Nevojiten dokumentet si në vijim: Certifikata origjinale e regjistrimit të mjetit (CRA), Certifikata e Rregullsisë Teknike, Polisa e Sigurimit, Dokumenti i Identifikimit të Republikës së Kosovës,  Patentë Shoferi me afat të vlefshëm dhe dëshmia për pagesën e taksës rrugore dhe ekologjike.

   

   PYETJE?

  -A duhet të kthyet kontrolla teknike?

 

 PERGJIGJE:

 -Për automjetet  me targa ’PR’’, ‘’KM’’, ‘’PZ’’, ‘’GL’’, ‘’UR’’, ‘’PE’’ dhe ‘’DA’’ apo ‘’ ÐA’’         që kanë regjistrim dhe e posedojnë certifikatën e regjistrimit  me afat të vlefshmërisë në momentin kur aplikojnë për  regjistrim me targa RKS, nuk kanë nevojë ta paraqesin Certifikatën e Rregullsisë Teknike.

 

   PYETJE?

-Pas regjistrimit a lejohet ndërrimi  i pronarit?

 

  PERGJIGJE:

 -Sipas vendimit të  Qeverisë Nr.01/170 të datës 30.10.2023, këto mjete konsiderohen mallra të nacionalizuara, si dhe bazuar në Udhëzimin Administrativ  Nr. 05/2022  PËR REGJISTRIMIN ME TARGA “RKS” TË MJETEVE QË POSEDOJNË TARGAT  “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA” Neni 7,  lejohet ndërrimi  i Pronarit.

 

PYETJE?   

-Nëse posedoj  sigurim me validitet a mund ta regjistroj automjetin?

   

PERGJIGJE:

 -Po

 

PYETJE?   

 -A lejohet regjistrimi pas datës 21 Prill 2022?

 

PERGJIGJE:  Për mjetet që janë  të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” DHE “DA” APO “ĐA” Pas datës 21 Prill 2022,  nuk lejohet regjistrimi me targa RKS.

 

 PYETJE?   

 A lejohet regjistrimi edhe nëse nuk posedon Patentë Shofer?

 

PERGJIGJE:

 Jo nuk lejohet regjistrimi  pa Patentë Shofer

PYETJE?   

Nga cilat  taksa  bëhet lirimi?

 

  PERGJIGJE:

 Nga të gjitha  taksat për regjistrimin e mjeteve përjashtim taksës rrugore dhe ekologjike

  

  PYETJE?   

  A bëhet regjistrimi  në të gjitha komunat ?

 

  PERGJIGJE:

  Po, regjistrimi i  mjeteve bëhet në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, pavarësisht

  vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit. Mirëpo pronari i mjetit  në këtë rast pajiset me targat e rajonit ku e ka vendbanimin.

 

 

30 Euro – Për të rritur
20 Euro - për fëmijë
15 Euro – Për pensionistet
Pasaporta mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afatin kohor brenda 72 orë ( llogariten vetëm ditët e punës) . Tarifa shtesë është 50 Euro.

Po, por kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga gjykata, ose kopja e noterizuar nga origjinali. Nëse autorizimi është ne gjuhe te huaj, duhet te jete i përkthyer ne njërën nga gjuhët zyrtare.

20 Euro

Pasaporta mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afatin kohor brenda  72 orë ( llogariten vetëm  ditët e punës) . Tarifa shtesë është 50 Euro.


Kategoritë që lirohen nga pagesa janë:

  • Familjet e dëshmorëve;
  • Invalidi i luftës;
  • Ish pjestarët e TMK-së dhe anëtarët e ngushtë të familjes (bashkëshortja dhe femijet)
  • Personat me aftësi të kufizuara

Taksa administrative për Vulën  Apostile  / Vulën  Verifikuese është 10 Euro.

Po. Ndonjëri nga anëtaret e familjes (babai, nëna, vëllai, motra, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja), personi i autorizuar nga pala.

Po. Aplikimi mund  në çdo Qendër për Pajisje me Dokumente, pra ne çdo qyet.

10 euro
5 euro për pensionistët
Letërnjoftimi mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afatin kohor brenda 72 orë ( llogariten vetëm ditët e punës) . Tarifa shtesë është 50 Euro.

Pasaporta, letërnjoftimi dhe patentë-shoferi lëshohen brenda 15 ditëve (sipas procedurës së rregullt), ndërsa procedurca me urgjencë brenda 72 orëve.

Regjistrimi i mjeteve bëhet në QRA-të përkatëse ,në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit, ndërsa vazhdimi mund të bëhet sipas dëshirës së palës në cilën do QRA.

Regjistrimi i mjeteve bëhet në QRA-të përkatëse ,në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit të mjetit, ndërsa vazhdimi mund të bëhet sipas dëshirës së palës në cilën do QRA.

15 Euro
PSH mund të merret me procedurë të përshpejtuar në afatin kohor brenda 72 orë (llogariten vetëm ditët e punës). Tarifa shtesë është 50 Euro.

Familjet e Dëshmorëve dhe të zhdukurve të UҪK-së dhe Invalidët e UҪK-së.

  • Personat që për shkak të dëmtimit të sistemit nervor qëndror janë të palëvizshëm
  • Personat e verbër