Ministri Sveçla priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko.

Në takim u diskutuan fushat kyçe të bashkëpunimit mes MPB-së dhe UNDP, që përfshijnë mbështetjen për policinë kufitare dhe hetimore, luftimin e trafikimit të  paligjshëm të armëve etj.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve lidhur me qasjen e integruar institucionale ndërkufitare kundër trafikimit të paligjshëm të armëve (projekt i përbashkët me Maqedoninë e Veriut) si dhe bashkëpunimi në luftën kundër krimeve kibernetike në Kosovë.