Ministri Sveçla priti ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z. Nicholas Abbott

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Nicholas Abbott.

Gjatë këtij takimi ambasadori Abbott e uroi ministrin Sveçla për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar marrëdhëniet mes të Republikës së Kosovës dhe  Mbretërisë  së Bashkuar.

Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë e qeverisë britanike për të ndihmuar Kosovën në fushën e sundimit të rendit e ligjit dhe të sigurisë.

Ministri Sveçla e njoftoi ambasadorin z. Nicholas Abbott me prioritetet e ministrisë si dhe falënderoj atë për përkrahjen deri më tani dhe për gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale me Mbretërinë e Bashkuar.