Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondahl

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grondahl.

Me këtë rast, ambasadori Grondahl e përgëzoi ministrin Sveçla për detyrën e tij të re dhe u shpreh i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin e mirë dhe thellimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Norvegjisë.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në fushën e sigurisë, integritetin në institucionet e sigurisë, sigurinë kibernetike e menaxhimin e integruar të kufirit.

Në fund të këtij takimi, ambasadori Grondahl u zotua se do të përkrahë MPB-në në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Kosovës.



Skedarët për shkarkim