Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla takoi Menaxheren e Programit të ICITAP-it

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla takoi  Menaxheren e Programit të ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe.

Gjatë këtij takimi ministri Sveçla e falënderoi znj. Riffe për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë deri më tani, dhe u zotua se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për situatën e përgjithshme të pandemisë Covid-19 dhe për angazhimin e MPB-së në luftimin e këtij virusi.

Ndërsa znj. Riffe uroi ministrin Sveçla për detyrën e re dhe theksoi se ICITAP do të jetë i përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë, në mënyrë që të ketë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.