Sekretari i Përgjithshëm merr pjesë në një takim progresi të projektit që mbështet reformat dhe modernizimin e administratës publike

Prishtinë

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Lulzim Ejupi, ka marrë pjesë në një takim pune për të diskutuar progresin në zbatimin e projektit të mbështetur nga MPB titulluar “Mbështetje për Promovimin dhe Zbatimin e Agjendës së Modernizimit të Administratës Publike (MPZAMAP).”

Ky projekt ka për qëllim  të fuqizojë aftësitë dhe kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme për të zbatuar në mënyrë efektive procesin e modernizimit të administratës  publike, si dhe detyrimet që burojnë nga procesi i integrimit evropian në sektorin e administratës publike.

MPZAMAP 2021-2022 përmban 15 masa konkrete përmes së cilave do të mbështetet procesi i reformave dhe modernizimit në administratën publike.

Në këtë takim kanë marrë pjesë anëtarët e ekipit të projektit MPZAMAP 2021-2022, si dhe Departamenti për Reforma në Administratën Publike dhe Integrim Evropian (DRAPIE), Instituti i Kosovës për Administratë Publike, si dhe zyrtarë të tjerë.   

Të pranishmit në takim janë njoftuar se tashmë puna konkrete ka filluar me zbatimin e projektit, duke përfshirë fillimin e mbështetjes për zhvillim të kapaciteteve në DRAPIE, fillimi i punës për zhvillimin e një platformë digjitale të monitorimit dhe raportimit për reformat e administratës publike, si dhe organizimi i një punëtorie planifikuese për reformat prioritare në administratën publike që pritet të mbahet me 22 dhe 23 shkurt.

Tutje, Sekretari i Përgjithshëm z. Ejupi theksoi se “në kuadër të projektit do të kemi edhe disa veprime konkrete që do të ndërmerren në lidhje me fuqizimin e llogaridhënies menaxheriale, një koncept i ri që synojmë ta përfshijmë në planet tona të ardhme për të fuqizuar përgjegjësinë dhe profesionalizimin në administratën publike.”


Skedarët për shkarkim