Ministri Veliu takoi Komandantin e KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Franco Federici mirëpriti Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu në Camp Film City.

Gjatë takimit, Gjeneral Majori Federici dhe z.Veliu biseduan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, të vlerësuar si të qetë dhe të qëndrueshme.Ndër të tjera, Ministri Veliu theksoi se KFOR përmes pranisë së tij, është i aftë të garantojë një mjedis të në tërë Kosovën.

Ata gjithashtu përshkruan besimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis institucioneve përkatëse dhe mënyrën se si mund të rritet kjo në të ardhmen. Komandanti i KFOR-it shprehu vlerësimin e tij për aftësitë e rritura të Policisë së Kosovës dhe për përmbushjen profesionale të rolit të saj si përgjegjës i parë i sigurisë në Kosovë.

Për më tepër, Gjenerali Federici tha se KFOR mbetet plotësisht i përkushtuar për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe se bashkëpunimi i hapur midis institucioneve të sigurisë në Kosovë do të vazhdojë.


Skedarët për shkarkim