Ministri Veliu priti në takim Kryetarin e Komunës së Podujevës

Prishtinë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu priti në takim pune, Kryetarin e Komunës së Podujevës, z.Nexhmi Rudari.

Në këtë takim u bisedua për intensifikim të bashkëpunimit dhe projektet e radhës mes Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Po ashtu, u diskutua edhe për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në Podujevë më 29 nëntor dhe për ecurinë e mbarëvajtjes së tyre nën respektimin e plotë të masave anti COVID-19.


Skedarët për shkarkim