Zëvendësministri Bayram mori pjesë në Konferencën për Migracion në Vjenë

Prishtinë

Zëvendësministri  i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayram, njëherësh Koordinator Nacional për Migrim,  mori pjesë në Konferencën për Migracion në Vjenë  (VMC).

Konferenca e Migracionit në Vjenë është ngjarja kryesore vjetore e Qendrës  Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit (ICMPD) për diskutimin e çështjeve më sfiduese dhe të rëndësishme politikisht në fushën e migracionit.

Në këtë konferencë të mbajtur në platformën online,  përveç zëvendësministrit të MPB-së z. Bayram,  morën pjesë vendimmarrës politikë, ekspertë të qeverive dhe përfaqësues nga bota akademike, media dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj konference u diskutuan edhe çështje  të tjera rreth pandemisë COVID-19,  të cilat po ndikojnë ne gjithë botën.