Ministria e Punëve të Brendshme nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Sos Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë

Prishtinë

Ministria e  Punëve të Brendshme nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Sos Fshatrat e Fëmije në Kosovë. Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm MPB-së, z. Lulzim Ejupi dhe Drejtoresha Nacionale e SOS Fshatrave të Kosovës, znj. Nezahate Ramadani Salihu.

Qëllimi i marrëveshjes është fuqizimi mekanizmave të mbrojtjes për aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare, refugjateve dhe migranteve,  me theks të veçantë për fëmijë, të rijnë dhe gra.