Ministri Veliu sot do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtarë
Prishtinë
Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.
Ceremonia do të mbahet sot më 14 tetor, duke filluar në ora 10:00, në Objektin e ARC-së, ku me këtë rast ministri Agim Veliu edhe zyrtarisht do të ndajë patentë-shoferin e parë ndërkombëtarë.
Ftojmë mediat të marrin pjesë në këtë aktivitet, duke respektuar masat mbrojtëse nga COVID-19, përfshirë maskat dhe distancën.