Zëvendësministri Bardhyl Dobra priti në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jörn Rohde

Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra priti në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jörn Rohde, me të cilin diskutuan rreth veprimeve të ndërmarra deri tani nga Qeveria e Kosovës në rrugën drejt funksionimit, digjitalizimit dhe aplikimit të metodave bashkëkohore të ofrimit të shërbimeve lehtë të qasshme administrative për publikun, planet dhe synimet afatgjata të Ministrisë së Brendshme në fushën e administratës publike.
Zëvendësministri Dobra e falënderoi ambasadorin Rohde për vizitën dhe për mbështetjen e deritanishme të Gjermanisë në reformat zhvillimore në Kosovë.
Ambasadori Rohde e falenderoi zëvendësministrin Dobra për mikpritjen dhe theksoi se Gjermania do vazhdojë të kontribuojë në thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve


Skedarët për shkarkim