Ministri Veliu priti në takim Koordinatorin Shtetëror për Dialog

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu ka pritur në takim Koordinatorin Shtetëror për Dialog, z. Skender Hyseni, me të cilin diskutuan për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet që po i bënë Republika e Kosovës në ballafaqimet që do t’i ketë në dialogun me Serbinë, si dhe aspektet të ndryshme të sigurisë që lidhen drejtpërdrejtë me procesin e negociatave.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara në punën që po bëjnë me qëllim që pas negociatave të arrihet deri tek marrëveshja finale mes dy shteteve, e që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

 


Skedarët për shkarkim