Vlerësimi i ministrit Veliu për Raportin e DASH-it për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë

Pas publikimit të raportit vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit(DASH) për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2019, gjeni të bashkëngjitur vlerësimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu:

 

Raporti DASH-it për trafikim me qenie njerëzore

 

Kam pranuar raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2019.

 

Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të listohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, derisa raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës.

 

Rrjedhimisht, sipas raportit, Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet e viteve tjera paraprake. Në raport theksohet puna e shkëlqyeshme e Policisë së Kosovës, më saktë e njësisë kundër trafikimit, e cila vazhdon të arrijë dhe regjistroi rezultate të shkëlqyera nga viti në vit, derisa rekomandohen  përmirësime në fushën e gjykimeve përfundimtare dhe financimin e shtëpive të sigurta për viktimat e trafikimit.

 

Me këtë rast dua të falënderoi të gjithë anëtarët e Autoritetit Kombëtar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore për punën e tyre të palodhshme, duke u zotuar njëkohësisht se në koordinim me institucionet tjera shtetërore, do të angazhohemi në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASH-it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

 

Agim Veliu

Ministër

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës

 

 


Skedarët për shkarkim