Leje-qëndrim i përkohshëm për të huajt

  1. Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
  2. Certifikatën e martesës, certifikatën e bashkësisë familjare apo certifikatën e lindjes së fëmijëve; në rastet e adoptimit dëshmi për themelimin e adoptimit apo në rastet e vënies nën kujdestari, dëshmi për themelimin e kujdestarisë;
  3. Dokument identifikimi nga shtetasi i Republikës së Kosovës apo sponsori;
  4. Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare, kontratës së punës apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji ka mjete të mjaftueshme për jetesë;
  5. Dëshminë për banimin e siguruar (dëshminë e pronësisë apo kontratën e noterizuar të qirasë), me hapësirën të nevojshme për jetesë sipas normave minimale të banimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
  6. Dëshminë që nuk është i dënuar, dhe dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  7. Sigurimin shëndetësor;
  8. Të mos ketë ndalesë hyrje në Republikën e Kosovës;
  9. Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.

Në rastet e paraqitjes së kërkesës për lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar mbi bazën e bashkëjetesës nuk kërkohet të plotësohet kushti nr 2, por kërkohet dëshmia për bashkëjetesë 3 vjeçare, ose certifikata e lindjes në rast se në bashkëjetesë ka lindur një fëmijë I përbashkët.

  • Dokument të vlefshëm udhëtimi me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
  • Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion arsimor në Republikën e Kosovës;
  • Dëshminë e pëlqimit të prindërit ose kujdestarit ligjor për qëndrimin e planifikuar, qëllimi i të cilit është arsimi parauniversitar në Republikën e Kosovës;
  • Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë; në rastet e shkëmbimit të nxënësve, dëshmia se organizata që udhëheq programin mbulon mjetet për jetesë, kujdesin shëndetësor dhe shpenzimet e kthimit;
  • Dëshminë për akomodimin, në rastet kur i huaji banon tek familja dëshmi që familja i përmbush kushtet për akomodim në bazë të dispozitave ligjore në fuqi;
  • Dëshminë që nuk është i dënuar, dhe dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
  • Sigurimin shëndetësor;
  • Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
  • Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.
    1. Dokumentin e vlefshëm të udhëtimit me afat vlefshmërisë të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
    2. Dëshminë mbi regjistrimin në ndonjë institucion arsimor të lartë në Republikën e Kosovës;
    3. Mjete të mjaftueshme për jetesë e cila dëshmohet përmes pasqyrës bankare, apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji do të mbulojë shpenzimet për jetesë;
    4. Dëshminë për akomodimin;
    5. Dëshminë që nuk është i dënuar, dhe dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
    6. Sigurimin shëndetësor;
    7. Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
    8. Dëshminë për rastet kur kemi të bëjmë më shkëmbim të studenteve dhe lëvizshmërisë së të rinjve apo dëshminë për praktikën e autorizuar nga organizata, apo në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe marrëveshjeve ndërmjet universiteteve, siç është përcaktuar në nenin 57 nënparagrafin 1.2 dhe 1.3 të Ligjit për të Huajt;
    9. Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.

    Për lejeqëndrimin e përkohshëm më qëllim të kërkimit shkencor duhet të plotësohen të gjitha kushtet e parapara si me lart, përjashtimit kushteve ne piken 2 dhe 8, por i huaji duhet të paraqet edhe ftesën nga institucioni I licencuar në Republikën e Kosovës.

    1. Dokumentin e vlefshëm të udhëtimit me afat vlefshmërie të paktën 3 muaj më të gjatë se periudha e lejeqëndrimit të kërkuar;
    2. Kontratën e punës, sipas legjislacionit të punës në Republikën e Kosovës, përjashtimisht kontrata e punës nuk kërkohet për të huajin i cili është pronar i biznesit;
    3. Mjete të mjaftueshme për jetesë të cilat dëshmohen përmes pasqyrës bankare, kontratës së punës apo dëshmi tjetër me të cilën dëshmohet se i huaji ka mjete të mjaftueshme për jetesë;
    4. Dëshminë që nuk është i dënuar, dhe dëshminë që nuk është nën hetime e lëshuar nga shteti, shtetas i të cilit është i huaji apo nga shteti i vendbanimit të fundit, e përkthyer në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës;
    5. Certifikatën e regjistrimit të biznesit;
    6. Dëshminë mbi arsimimin, kualifikimin e fituar dhe aftësimin e të huajit, përjashtimisht ky kusht nuk kërkohet për shtetasin e huaj i cili është pronar i biznesit;
    7. Të mos ketë ndalesë hyrjeje në Republikën e Kosovës;
    8. Sigurimin shëndetësor;
    9. Dëshminë për vaksinimin në rastet kur i huaji vjen nga shtetet ku është shpallur gjendje epidemie.

    Në rastet kur kërkesa për lejeqëndrim më qëllim pune brenda kuotës vjetore të punësimit bëhet nga i huaj i punësuar në OJQ-të, nuk kërkohet të plotësohet kushti i paraparë në piken 5 por duhet të paraqitet certifikata e regjistrimit të OJQ–së në Republikën e Kosovës.