Procedura e pajisjes me patent-shofer

Bazë juridike: Udhëzimi Administrativ (MPB)-Nr. 02/2017-Për Procedurën e
Pajisjes me patentë shoferi të Republikës së Kosovës.

Kërkesa për pajisje me patentë shofer për herë të parë ose shtim të kategorive pas dhënies së provimit bëhet  personalisht nga aplikuesi në Qendrën për Pajisje me Dokumente –MPB.


Kërkohen këto dokumente:

  • kopja e certifikatës  së dhënies  së  provimit;
  • kopja e letërnjoftimit me afat vlefshmërie, ndërsa për shtetasit e huaj kopja e leje qëndrimit;
  • kopjen e patentë shoferit në rast se ka bërë shtimin e kategorive, në rast të humbjes Raportin Policor ;


    Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me
    Dokumente

    Kërkohen këto dokumente:


    • kopjen e patentë shoferit të UNMIK-ut ;
    • Prezantimi I  letërnjoftimit  të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
    • Prezantimi I certifikatës mjekësore për patentë  shoferi;
    • Raporti policor (Ky dokument kërkohet krahas dokumenteve tjera te lartpërmendura  në rast se pala ka humbur Patentë Shoferin e UNMIK-ut );


    Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me
    Dokumente.

    Kërkohen këto dokumente:
    • kopjen e patentë shoferit të ish RFJ –së (nëse e posedon qytetari);
    • kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
    • certifikata mjekësore për patentë shoferi;
    • Dosja ose kartoni i fotokopjuar në arkivin për patentë shoferin e ish RFJ i nënshkruar nga zyrtari i QPD-së ose konfirmimi nga baza e të dhënave për patentë shoferi;

    Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

    Kërkohen këto dokumente:
    kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës.
    kopjen e patentë shoferit të Republikës së Kosovës të lëshuar me gabime.
    kopjen e dëshmisë nga organi kompetent, varësisht nga natyra e gabimit.


    Korrigjimin-ndryshimin e të dhënave në patentë shoferi mund ta kërkojnë edhe personat, të cilët kanë bërë ndryshimin e të dhënave personale , ndërrimin e emrit ose mbiemrit në bazë të kopjes së letërnjoftimit të Republikës së Kosovës dhe dokumentit të organit kompetent mbi atë ndryshim.


    Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me
    Dokumente.

    Kërkohen këto dokumente:
    • Raporti policor për humbjen e Patentë Shoferit;
    • Prezanton origjinalin e letërnjoftimit me afat vlefshmërie;
    • Prezanton patentë shoferin në rast dëmtimi dhe bashka ngjet kopjen e tij;
    • Nëse patentë shoferi humbet personi obligohet që brenda 30 ditëve të informojë organin kompetent –Policinë e Kosovës.

    Kërkesa paraqitet nga qytetari ose i autorizuari në Qendrat për Pajisje me
    Dokumente

    Kërkohen këto dokumente:
    • Prezanton patentë shoferin dhe letërnjoftimin e Republikës së Kosovës.
    • Prezanton certifikatën mjekësore për patentë shoferi.
    • Raporti-Policor. Ky dokument kërkohet në rast se pala e ka të humbur Patentë shoferin e RKS-ut
      me afat të skaduar.

    Bazë juridike Udhëzimi Administrativ (MPB) Nr. 07/2017-MPB për ndërrimin e patentë shoferëve të huaj në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

    Kërkesa paraqitet personalisht nga qytetari në Qendrat për Pajisje me Dokumente.

    Kërkohen këto dokumente:
    • Përkthimi i patentë shoferit të huaj në njërën nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës nga përkthyesi i autorizuar;
    • Për shtetasit e Republikës së Kosovës dorëzohet kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat të vlefshmërisë, ndërsa për shtetasit e huaj , kopja e leje qëndrimit;
    • Me rastin e aplikimit ,pala dorëzon origjinalin e patentë shoferit të huaj, në rast të shtimit të kategorive edhe origjinalin e patentë shoferit të RKS –së , dhe duhet të prezantojë origjinalin e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës ose leje qëndrimit;
    • kopja e certifikatës mjekësore për patentë shoferi;
    • kopja e certifikatës mbi dhënien e provimit (ky dokument kërkohet vetëm për rastet e testimit për patentë shoferë të huaj sipas ligjit në fuqi
      Pas ndërrimit të  patentë shoferit të huaj me patentë të RKS-së  patentë shoferi i huaj kthehet  në shtetin origjinë- organi kompetent i cili e ka lëshuar me këtë rast kërkohet të  behet konfirmimi i rregullsisë së  atij patentë shoferi në rast të  konfirmimit se patenta  është e pa rregullt  paraqite rasti  përmes Policisë së republikës së Kosovës tek  organet kompetente të  Drejtësisë.
    • Personi mund të  kete vetem një patentë shofer të vlefshëm
    • Me zbatimin e pikëve negative do të vije deri te Revokimi I patent shoferit.  
    • Personi të cilit i ështe revokuar patentë shoferi për shkak të  pikëve negative do ti nënshtrohet testimit teorik dhe praktik  pasi të ketë kaluar 1 vit nga data e marrjes së vendimit të plotëfuqishëm për marrjen – revokimin e patentë shoferit


    Pagesa për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës në procedurë të rregullt është 15 Euro:

    Ndërsa për procedurë urgjente pagesa shtesë në vlerë prej 50 Euro: