Procedura për pajisje me leternjoftim

1. Ku aplikohet për letërnjoftim (LNJ.) të Kosovës?
Në Qendrën Komunale për Pajisje me Dokumente (QPD) mund të aplikoni në çdo QPD të Kosovës, apo edhe jashtë zyrës së QPD-së (sipas neni 10).

Procedurat apo llojet e aplikimit për pajisje me letërnjoftim: 

Për herë të parë, për ripërtërije / ndërrim të dhënave, në rast të humbjes/vjedhjes apo konfiskimit, dëmtimit, skadimit të vlefshmërisë, e në raste të veçanta edhe para skadimit.

Çfarë kërkohet për pajisje me letërnjoftim të Kosovës?

2.Nëse aplikon për herë të parë, dhe jeni i moshës 16 -18 vjeç : (Përjashtimisht e personat e kësaj moshe që kanë fituar zotësinë e plotë të veprimit me vendim nga organi kompetent)

Duhet të jetë prezent personalisht dhe i shoqëruar nga njëri prind apo kujdestari.

Aplikanti sjell - prezanton në origjinal këto dok si në vijmë:

  • Ekstraktin e lindjes origjinal për shikim dhe të dorëzojë një (1) kopje për aplikim apo nëse ka pasaportë të RKS dhe nuk ka ndërrim te të dhënave, mund të aplikojë vetëm me pasaportë ,duke e dorëzuar kopjen e pasaportës.
  • Pasaportën e RKS si fëmijë , (nëse e posedoni , në rast të humbjes - raporti
    policor)
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
  • Vendimi për fitim të shtetësisë (i lindur jashtë RKS-së dhe ka fituar shtetësinë)
  • Prindi, apo kujdestari prezanton dok. e vetë të identifikimit të vlefshme të RKS
    (një kopje).

2.1. Ripërtërije /ndërrim te të dhënave humbje apo konfiskim apo dëmtim i LNJ., si në vijmë

  • Ta prezantoi Letërnjoftimin ,origjinal për shikim dhe ta dorëzoi një (1) kopje, atëherë kur aplikohet për ripërtëritjen.
  • Në rast të ndërrimit te të dhënave në Letërnjoftim kërkohet edhe Ekstrakti i lindjes.
  • Raportin policor për humbjen/vjedhjen (i përkthyer në gjuhët zyrtare)
  • Raportin për konfiskimin (nëse nuk posedon – deklaratë sqaruese / plotësuese)
  • Dokumenti i dëmtuar - tregohet (një kopje)
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
3. Procedura e aplikimit për Letërnjoftim nga mosha 18 - vjeçare , (Për herë të parë, për ripërtërije /ndërrim të dhënave, në raste humbjes/ vjedhjes apo konfiskimit ,dëmtimit, qoftë i Kosovës apo i UNMIK-ut, pas skadimit të vlefshmërisë, e në raste të veçanta edhe para skadimit të LNJ.). 

Duhet të jeni prezent personalisht dhe të prezantoni në origjinal dok. si në vijim:

3.1. Kur aplikoni për herë të parë për LNJ.:
  • Ta prezantoi Ekstraktin e lindjes në origjinal në shikim e të dorëzoi një (1) kopje,
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)
3.2. Aplikim për ripërtërije /ndërrime te të dhënave, humbje/vjedhje apo konfiskim, dëmtuar
Ekstraktin e lindjes, një (1) kopje, (nëse ka ndërrim te të dhënave)

  • Ta prezantoi Letërnjoftimin/pasaportën e RKS origjinal për shikim dhe të dorëzoi një (1) kopje
  • Raportin policor për humbjen/vjedhjen (i përkthyer ne gjuhet zyrtare)
  • Raportin për konfiskimin (i përkthyer në gjuhet zyrtare)
  • (nëse nuk posedon – deklaratë sqaruese / plotësuese)
  • Dokumenti i dëmtuar - tregohet (bëhet një kopje)
  • Fletëpagesën (merret gjatë aplikimit në sportel)

Shënim : në rast të çfarëdo dyshimi, dokumentet origjinale duhet të sillen me vete, si dhe mundë të verifikohen (nëse dyshon zyrtari).

4. Sa kushton letërnjoftimi, dhe për sa ditë lëshohet?
  • Me procedurë të rregullt kushton 10 euro, lëshohet për 1-15 ditë
  • Me procedurë të shpejtuar, 10 + 50 euro, lëshohet për 1-72 orë
Shënim: Rastet të cilat shkojnë në Komision  /apo në Sektor për  rishqyrtim, apo mund të marrin më shumë kohë! 


Sipas U. A. 05/2018 lëshuar nga MPB, aplikim bëhet edhe me procedurë të përshpejtuar në këto raste si në vijmë;
Letërnjoftimi procedohet prodhohet, dhe merret brenda 72 orëve me një pagës plus (+) 50 euro.
Bëhet pagesa dhe plotësohet formulari.
Po ashtu LNJ. merret -me procedurë të përshpejtuar pa tarifë shtesë (pa 50 €) në këto raste si në vijmë:
  • rastet urgjente mjekësore, 
  • udhëtimet zyrtare, dhe udhëtimet që konsiderohen me interes për shtetin, dhe institucionet, si në sport, kulturë,
  • dhe në disa raste të tjera humanitare, ekonomike.

Të gjitha këto procedura / lloje aplikimi duhet të dëshmohen me dokumente të vlefshme nga institucione përkatëse, si në vijim:

  • Raport nga Mjeku apo nga spitali,
  • Vërtetim apo konfirmim nga institucioni më i lartë
Tërheqja / marrja e LNJ. (dhe kush tjetër mundë ta tërheq): 
  • Personalisht nga aplikanti, apo nga
  • përfaqësuesi ligjor apo i autorizuari tij, nga anëtari i ngushtë i familjes.
Prezantohen këto dokumente,
  • Letërnjoftimi paraprak (nëse ka)
  • Raportin e policisë (në raste humbës/vjedhjes pas aplikimit )
  • Dokumentin Identifikues të përfaqësuesit ligjorë apo të autorizuarit të tij
  • Dëshminë për përfaqësim ligjor nga organi kompetent
  • Dokumenti identifikues i familjarit të ngushtë, si dhe
  • Ekstrakti i lindjes/certifikatë martese, dëshmi tjetër që dëshmon lidhjen familjare.
Shënim; Letërnjoftimi ruhet /mbahet në QPD deri në tërheqjen e tij nga aplikuesi,- deri në skadimin afatit të vlefshmërisë së tij.