Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim

DetyratdhepërgjegjësitëeDepartamentitpër  Shtetësi,Azil dheMigrimit janë:

 

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave dhe strategjive në fushën e migrimit;
  2. Propozon fillimin e procedurave për hartimin e legjislacionit në fushën e migrimit, harton legjislacionin në fjalë, në pajtim me legjislacionin e BE-së dhe standardet ndërkombëtare, dhe siguron zbatimin e tij;
  3. Grumbullon, analizon dhe vlerëson të dhënat në fushën e migrimit, dhe harton raporte;
  4. Kontribuon në hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në fushën e migrimit;
  5. Shqyrton dhe vendos lidhur me kërkesat për fitim dhe lirim të shtetësisë, mbrojtjes ndërkombëtare, si dhe qëndrimit të të huajve në Republikën e Kosovës;
  6. Mbikëqyr Qendrën për Azil dhe Qendrën për Mbajtjen e të Huajve;
  7. Ofron mbështetje në kthimin e të huajve në vendin e origjinës apo në vendin e tretë;
  8. Pranon, shqyrton dhe verifikon kërkesat për ripranimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, personave të vendeve të treta apo personave pa shtetësi, dhe paraqet kërkesat për ripranim me vendet tjera sipas Marrëveshjeve për Ripranim;
  9. Jep pëlqimin për lëshimin e vizës me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe shqyrton dhe vendos për kërkesat për vazhdimin e vizës brenda shtetit;
  10. Bashkëpunon më Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës për parandalimin e migrimit të paligjshëm;
  11. Bashkëpunon me organizata vendore, ndërkombëtare, shtetet kthyese dhe me përfaqësitë e huaja diplomatike në fushën e migrimit.



Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesëdivizionetsi vijon:

1.       Divizioni për Shtetësi;

2.      Divizioni për Azil;

3.       Divizioni për të Huaj;

4.      Divizioni për Ripranim dhe Kthim;

5.      Divizioni për Menaxhimin e të Dhënave të Migrimit;

6.      Qendra për Azil;

7.       Qendra për Mbajtjen e të Huajve.



Valon Krasniqi, drejtor i DSHAM-it

Tel: + 383 38 200 19 596
Email: valon.krasniqi@rks-gov.net  
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë