Nesër do të inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve
Prishtinë
Ministria e Punëve të Brendshme, nesër zyrtarisht do të inaugurojë objektin e ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.
Në inaugurimin e objektit do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, si dhe u.d drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, z. Blerim Camaj.
Ceremonia do të mbahet nesër, 5 mars 2024, në objektin e ish-Rilindjes, që është njohur edhe si objekti i televizionit 21 dhe fillon në ora 08:30.
Ftohen mediat të marrin pjesë.