BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
31.05.2017
Zëvendësministri Valdet Hoxha priti në takim Këshilltarin Regjional të Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit

Prishtinë, 31 maj 2017

Zëvendësministri Valdet Hoxha priti në takim Këshilltarin Regjional të Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, në cilësinë e Koordinatorit Nacional kundër Terrorizmit, priti në takim Këshilltarin Regjional të Bashkimit Evropian në luftën kundër terrorizmit z. Filip De Ceunick, me të cilin diskutuan për sukseset dhe sfidat e përbashkëta në kontekst të luftës kundër terrorizmit.

Zëvendësministri Hoxha theksoi që puna e madhe dhe rezultatet konkrete në luftën kundër terrorizmit që ka bërë nga vendi ynë, është vlerësuar lartë edhe nga partnerët ndërkombëtar dhe kërkoi nga z. Ceunik që bazuar në mandatin e tij si këshilltar rajonal, të ndikojë në shtyrjen përpara të çështjes së  bashkëpunimit rajonal në kuptim të bashkërendimit të aktiviteteve, ndarjen dhe shkëmbimin e informatave në mes të mekanizmave kompetent, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të qendrave të përbashkëta policore rajonale.

Ai gjithashtu e falënderoi z. Ceunick për rolin dhe mbështetjen e BE-së në ngritjen e  kapaciteteve dhe konsolidimin e mekanizmave të vendit tonë dhe në veçanti mekanizmave të sigurisë. Gjatë takimit zëvendësministri Hoxha e njoftoi z. Ceunick për suksesin që ka arritur vendi ynë në luftimin kundër terrorizmit.

 Në fund të takimit, z. Ceunick vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mekanizmat tjerë të sigurisë në luftën kundër terrorizmit dhe ofroi gatishmërinë e tij profesionale në kontekst të këshillimit për politikat e duhura që mund të ofrohen nga Bashkimi Evropian, duke  u pajtuar  për vazhdimësi të bashkëpunimit dhe të intensifikim të tij.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Flamur Sefaj - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-10
MaEnPrShDi
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën