BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
31.05.2017
Filloi punëtoria për kapacitet e Agjencisë Forenzike të Kosovës

Prishtinë, 31 maj 2017

Filloi punëtoria për kapacitet e Agjencisë Forenzike të Kosovës

Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnimin për Hetimet Penale(ICITAP) dhe zyra Tejoqeanike për Zhvillim, Asistencës për Trajnimin e Prokurorisë(OPDAT), organizuan Punëtorinë për kapacitetet e forenzikës së Policisë dhe Prokurorisë.

Në këtë punëtori morën pjesë: ambasadori amerikan në Prishtinë, z. Greg Delawie, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, Kryeprokurori i shtetit, z.  Aleksandër Lumezi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, z. Blerim Isufaj.

Ambasadori i amerikan në Prishtinë, z. Greg Delawie, theksoi se Agjencia e Forenzikës në Kosovë ka arritur shumë dhe është duke ecur përpara, ndonëse ka sfida të shumta. Ai tha se institucionet kosovare në këtë aspekt kanë përparuar dukshëm.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, theksoi se është rrethanë shumë lehtësuese kur e aplikon shkencën në zbatimin e ligjit dhe kjo garanton rezultate.

“Shfrytëzoj rastin që në emër të MPB-së të falënderoj mbi të gjitha përkrahjen nga ICITAP, përkatësisht Qeveria e SHBA-së, për përkrahjen gjeneroze që i ka dhënë Agjencisë Forenzike të Kosovës, me të cilën sot Republika e Kosovës mburret me shkallën e ekspertizës së profesionalizimit”, tha ministri Hyseni

Ai tha se ky sukses nuk do të ishte e mundshme pa përkrahjen e ambasadorit Delawie dhe se është i sigurt që në historinë e kësaj agjencisë do të shkruhet me shkronja të mëdha partneriteti që ky institucion ka zhvilluar me SHBA-të.

 “Flasim për mbi 15 milion dollar donacione në fazë të ndryshme të përkrahjen e institucionit të forezikës. Sot AKF konsiderohet si një ndër institucionet më kredibile dhe më të besueshme jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon”, përfundoi ministri.

Ndërsa Kryeprokurori i shtetit, z Aleksandër Lumezi, theksoi se ka nderin që të diskutohet për shërbimet e ekspertizave që ofrojnë AKF-ja. Laboratori i forenzikës janë shumë të rëndësishme për punën tonë që përmes ekzaminimeve shkencore duhet të marrë provat. Ai tha se shkenca në forenzikë po kontribuon dukshëm në zbardhjen e të vërtetës.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Flamur Sefaj - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-10
MaEnPrShDi
2526272829301
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
303112345
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën