BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
30.05.2017
U nënshkrua protokolli trelateral për themelimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor

U nënshkrua protokolli trelateral për themelimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor

Prishtinë, 30 maj 2017

Ministria e Punëve  të Brendshme e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Malit të Zi, nënshkruan protokoll të bashkëpunimit për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor.

Ky protokoll mes tri shteteve është në vazhdën e mëtejme të bashkëpunimit policor dhe është bërë duke zbatuar, nenin 34, seksioni 1 dhe nenin 29, të Konventës për Bashkëpunimin Policor në Evropën Juglindore, në të cilën palët nënshkruese, përveç të tjerëve janë Republika e Shqipërisë dhe Mali i Zi.

Palët nënshkruese do të përcaktojnë detajet në lidhje me krijimin e Qendrës së Përbashkët për Bashkëpunim Policor, autoritetet kompetente, qëllimin e bashkëpunimit, detyrat e Qendrës, gjuhën e punës, shpërndarjen e kostove, si dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Qendrës.

Qendra do të jetë në Mal të Zi, në Bashkinë Plavë, në godinën e stacionit të policisë kufitare Plavë,  Qendra rajonale Veri.

Fusha e bashkëpunimit ka të bëjë me shkëmbimin, analizimin dhe shpërndarjen e informacionit, si dhe ofrimin e mbështetjes në koordinimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes palëve nënshkruese, me qëllim: parandalimin dhe luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar; parandalimin dhe luftën kundër të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar, parandalimin e migracionit të paligjshëm; përdorimin më racional të burimeve njerëzore dhe teknike të palëve nënshkruese dhe forcimin e besimit të ndërsjellë dhe ndërkombëtar dhe bashkëpunimit më intensiv ndërkufitar.

Ky protokoll u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha, ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, z. Nuhodzic Mevludin dhe ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, z. Driton Demiraj.

Pas nënshkrimit të këtij protokolli, zëvendësministri Hoxha theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshje trelaterale, tregon përkushtimin e të tria vendeve respektive për bashkëpunim të ndërsjellë dhe fuqizim të mekanizmave ndërshtetërorë dhe rajonal në kontekst të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar, migrimit të parregullt dhe terrorizmit.

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-08
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën