BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
25.05.2017
Filloi seminari për ngritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për siguri kibernetike

Filloi seminari për ngritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për siguri kibernetike

Prishtinë, 25maj 2017

Seminari për ngritjen e bashkëpunimit ndër-institucional për siguri kibernetike i organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka filluar të mbahet sot.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Behar Selimi, i cili ishte i pranishëm në këtë rast, tha se si rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional, ka arritje të reja në fushën e sigurisë kibernetike.

“Vendi ynë, në saje të përpjekjeve, ka shënuar përparim në fushën e sigurisë kibernetike, qoftë në infrastrukturën ligjore qoftë në atë teknike”, tha zëvendësministri Selimi.

Megjithatë, zëvendësministri Selimi theksoi se duhet të përmirësohet me tej bashkëpunimi në mes të sektorit publik dhe atij privat.

Gjithashtu, drejtori i Departamentit për Siguri dhe Rend Publik në OSBE, z. Ake Roghe, tha se kjo punëtori është e qëlluar me faktin se ndihmon me tej të thellohet bashkëpunimi në mes të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare në mënyrë që të ngritët më tej siguria kibernetike.

Ai me këtë rast ofroi mbështetjen e mëtejme nga misione i OSBE-së për institucionet e sigurisë.

Ky seminar dy ditor do të mbledhë përfaqësues vendorë nga institucione dhe agjenci qeveritare, sektori privat dhe organizatat mbështetëse ndërkombëtare për të diskutuar dhe ngritur bashkëpunimin ndër-institucional, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe partneritetin publiko-privat.

Seminari gjithashtu ka për qëllim të trajtojë mangësitë aktuale në fushat e lartpërmendura, si dhe të identifikojë rekomandime në mënyrë që të ngritët bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike.

 

 

 

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-08
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën