BALLINA KONTAKTET FACEBOOK WEBMAIL
   
SHQIP   SRPSKI   ENGLISH




  REPUBLIKA E KOSOVËS
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
MISIONI
KABINETI I MINISTRIT
ZYRA E SEKRETARIT
DEPARTAMENTET
ORGANOGRAMI
LEGJISLACIONI DHE MARRËVESHJET
VENDIMET E MINISTRIT
DOKUMENTET STRATEGJIKE
VENDE PUNE
SHPALLJE
GALERIA
eID
ePASS
LINQE
ARKIVI I LAJMEVE
FLUKSI NË PIKAT KUFITARE
POLICIA E KOSOVËS  >>
AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE  >>
INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS  >>
AGJENCIA PËR REGJISTRIM CIVIL  >>
AGJENCIA E MENAXHIMIT EMERGJENT  >>
AGJENCIA E KOSOVËS PËR FORENZIKË  >>
 
18.05.2017
Zëvendësministrat e MPB-së morën pjesë në Prezantimin e Marrëveshjes Globale për Migracionin dhe Refugjatët

Prishtinë, 18 maj 2017

Zëvendësministrat e Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha dhe z. Milan Radojeviq, kanë marrë pjesë në Prezantimin e Marrëveshjes Globale për Migracionin dhe Refugjatët.

Në këtë prezantim të organizuar nga misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin – Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin dhe Misioni Zyrës së Lartë të OKB-së për Refugjatë në Kosovë, zëvendësministri  Valdet Hoxha theksoi sfidat e Kosovës në menaxhimin e  migracionit.

Me këtë rast, ai tha se MPB ka përcaktuar një varg prioritetesh me të cilat duhet të ballafaqohet vendi në një afat të mesëm kohor.

“Migrimi i parregullt, kontrolli efikas i kufijve për të shmangur trafikimin dhe kontrabandën imin njerëz dhe mallra, ri-integrimi i qëndrueshëm, përfshirja e objektivave të Kombeve te Bashkuara në praktikat qeverisëse dhe kanalizimi i potencialit të diasporës dhe remitancave janë identifikuar si prioritete të vendit tonë”, tha zëvendësministri Hoxha.

Ai shtoi se këto prioritete janë pjesë përbërëse e të gjitha dokumenteve strategjike të vendit dhe njëherazi të mbuluara më ligje përkatëse.

Gjithashtu në këtë ngjarje prezantoi edhe zëvendësministri tjetër i Punëve të Brendshme, z. Milan Radojeviq.

Kjo ngjarje është duke u organizuar me rastin e miratimit të Deklaratës së Nju Jorkut për Refugjatë dhe Migrantë të aprovuar më 19 shtator të vitit 2016, e cila përcakton miratimin e domosdoshëm të një Marrëveshjeje Globale për Migracionin e sigurt, të organizuar dhe të rregullt (MGM).

 Marrëveshja do të aplikohet për të përmirësuar koordinimin në fushën shumëdimensionale të migrimit ndërkombëtar dhe do të shërbejë si një strukturë gjithëpërfshirëse për bashkëpunim ndërkombëtar, duke adresuar çështjet që kanë të bëjnë me migrantë, gatishmërinë për lëvizje të njerëzve dhe të gjitha aspektet tjera të migrimit ndërkombëtar.

Zyra për Komunikim e MPB-së
  
KËRKO

Skender Hyseni - Ministër i Punëve të Brendshme
Kalendari i takimeve
2017-05
MaEnPrShDi
24252627282930
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930311234
Nuk ka aktivitete të regjistruara.
SHËRBIME PËR QYTETARË
SHËRBIME ON-LINE
QASJA NË DOKUMENTE ZYRTARE
PUBLIKIME TË REJA
PLATFORMA E KONSULTIMËVE PUBLIKE
RAPORTI I AUDITIMIT PËR VITIN 2015
 KUTIA ELEKTRONIKE E ANKESAVE>>
Ankesë ndaj
Kontakti juaj (e-maili)
Përshkruani ankesën